Sezoni i pushimeve të verës zyrtarisht mori fund dhe është koha për t’u kthyer në punë. T’i thuash lamtumirë diellit, detit dhe lirisë mund të ndihet shpesh si fundi i botës. Kthimi në punë pas pushimeve të verës duket si një sfidë në vete, madje ju kuptojmë nëse ndjeni nevojë për disa pushime të tjera pas këtyre pushimeve për të marrë veten.
Po si të fokusohemi në punë pas pushimeve dhe si të përqendrohemi sa më shumë:
- Përgatituni për punë një ditë më parë
Mos u stresoni dhe mos u sillni si një person i çmendur në mëngjes, por bëni pak planifikimet se çfarë do të vishni, çantën tuaj të punës dhe çdo gjë tjetër një natë më parë.
- Zgjohu herët
Ditën që filloni punë zgjohuni herët. Madje mund të shkoni në punë edhe gjysmë ore më herët që të bëni gati tavolinën tuaj të punës dhe të merrni një kafe. Plus që orët e para të ditës janë më produktive dhe do t’ju ndihmojë të qëndroni të fokusuar në punë.
- Bëni një listë ‘to do’ dhe mbajeni afër tavolinës suaj të punës
Është gjithmonë e dobishme kur keni listën e detyrave tuaja pranë kompjuterit tuaj. Provoni të krijoni listën tuaj të detyrave një ditë para se të shkoni në zyrë. Mund të organizojnë mendimet tuaja dhe t’ju bëjë të ndiheni më të përgatitur kur të shkoni në punë.
- Vendosni qëllime të reja
E vetmja mënyrë për të mos u mërzitur në punë është nëse kemi diçka të re për të mësuar dhe për këtë arsye duhet të ecësh përsëri në zyrë me një mendim të ri, ide të reja dhe qëllime që mund t’i keni vendosur vetes.
- Vishni rrobat që ju pëlqejnë
Një tjetër këshillë që ne duam t’ju japim është që të visheni bukur ose diçka që ju pëlqen. Mbase kjo gjë mund t’ju duket pak absurde se çfarë ndikimi ka, por realisht do të ndikojë për mirë. Çfarëdo që të zgjidhni, gjëja më e rëndësishme është që t’i jepni vetes një nxitje të besimit që do t’ju ndihmojë të ndiheni më energjik.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.