Këshilla & Arsye

October 23, 2018 | 12:00

Disa metoda të thjeshta dhe efektive për të luftuar stresin…

Për shumicën e njerëzve, stresi është bërë pjesë e përditshmërisë. Qoftë nga stili dinamik i jetesës, nga obligimet e ndryshme apo çfarëdo arsye që të kenë, shumica e njerëzve nuk mund ta shmangin stresin. Duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim disa mënyra se si mund ta luftoni stresin.

Identifikoni shkaktarin

Nëse keni probleme me muskuj të tensionuar, lodhje të tepërt, dhimbje të kokës apo migrenë, atëherë me shumë mundësi stresi mund të fshihet pas tyre! A është puna, lidhja e dashurisë apo diçka tjetër? Problemet mund të ndahen në tri kategori: ato me zgjidhje praktike; ato që përmirësohen me kohën; dhe ato që nuk i keni në kontroll. Mësohuni të përqendroheni në të parën dhe injoroni të tjerat.

Lëvizni

Stërvitjet nuk jua shërojnë stresin, por ju ndihmojnë të qartësoni mendimet dhe ju bëjnë të ndiheni sikur keni marrë kontrollin. Provoni diçka të re: joga mund të jetë relaksuese, por nuk ka gjë më emocionuese sesa goditja e një thesi boksi. Mos e trajtoni stresin duke konsumuar alkool, duke pirë duhan apo duke dyfishuar kafet që pini – këto nuk janë zgjidhje, por vetëm ju keqësojnë gjendjen mendore dhe fizike.

Flisni me dikë

Nëse jeni lloji i personit që është i hapur për këshilla, atëherë gjeni një shok/shoqe me të cilin mund të bisedoni. Ndonjëherë nuk mund ta shihni vetë zgjidhjen e një problemi pa ju ndihmuar dikush.

Hani shëndetshëm

Ka disa dëshmi që sugjerojnë se ajo çfarë hani ndikon në disponimin tuaj dhe gjithsecili e di se efektet e mira të picës zgjasin po aq shumë sa zgjatë edhe vetë pica. Ushqimet e pashëndetshme ju bëjnë më të lodhur dhe më të paaftë për t’u ballafaquar me stresin, prandaj mundohuni t’i përmbaheni dietave që kanë sasi të larta të fibrave, që janë të pasura me karbohidrate, fruta dhe perime. Gjithashtu mundohuni t’i shmangni sasitë e larta të yndyrës, kafeinës dhe sheqerit.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top