Disa nga përfitimet shëndetësore të vitaminave dhe të mineraleve janë si më poshtë:
• Vitamina A ruan nga infeksionet e lëkurës dhe parandalon vegimet
gjatë natës.
• Vitamina C, thelbësore për sistemin imunitar dhe për prodhimin e kolagjenit, i dobishëm për nyje sa më të shëndetshme dhe për mbrojtjen
nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
• Vitamina D, e rëndësishme për mirëmbajtjen e kockave të shëndetshme.
• Kalciumi, i nevojshëm për një zemër dhe kocka të shëndetshme.
• Zinku, thelbësor për rritjen dhe për shërimin.
• Omega 3, e nevojshme për një zemër të shëndoshë dhe funksionon
si anti-inflamator. Vitaminat dhe mineralet individuale shpeshherë janë efektive kur veprojnë së bashku. Ja disa shembuj:
♦ Kalciumit i nevojitet magnezi dhe vitamina D e anasjelltas
♦ Hekurit i nevojitet Vitamina C
♦ Zinkut i nevojitet Vitamina B2 dhe Vitamina A
♦ Manganit i nevojitet Vitamina C
♦ Kromit i nevojitet Vitamina B3
♦ Vitaminës D i nevojitet vitaminat A, C dhe E
♦ Vitamina E vepron më mirë me vitaminën C dhe selenin.
Anasjelltas përthithja e bakrit dëmtohet nga sasi të shumta zinku. Gjithashtu, vitaminat kanë nevojë për njëra-tjetrën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.