Mirëqenie

September 2, 2017 | 8:15

Vitaminat & mineralet, suksesi i shëndetit

Vitaminat dhe mineralet janë elementë të rëndësishëm për organizmin, të cilat trupi ynë nuk mund t’i prodhojë. Por, sido që të jetë, ka një fakt të patjetërsueshëm për të cilat ato duhet të merren. Ushqimi është mënyra e vetme, por ka dhe një alternativë tjetër, ajo e suplementëve (ushqyesit shtesë).

1

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Shumë vitamina dhe minerale bashkëpunojnë me enzimat e trupit, të cilat ndihmojnë në mirëfunksionimin e organizmit, duke shndërruar proceset kimike që ndodhin në trupin tonë. Disa prej tyre janë tejet të rëndësishme për djegien e sheqerit e yndyrës dhe përftimin e energjisë. Disa vitamina
shërbejnë si ushqyes për disa hormone të trupit dhe disa të tjera ndihmojnë kundër procesit zbërthyes oksidues të yndyrave.

Këto vitamina quhen antioksidante.

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve çon në sëmundje të ndryshme, të cilat mund të vihen re për një kohë të shkurtër. Disa prej tyre shkaktojnë sëmundje në të ardhmen. Një multivitaminë e mirë është përgjigje për të
siguruar një furnizim minimal të nevojave të kërkuara ushqimore. Megjithatë, ato janë vetëm një shtesë dhe nuk mund të zëvendësojnë
vlerat që merren nga ushqimi i shëndetshëm dhe sigurisht nuk mund të jenë një justifikim për të ngrënë mbeturina. Në fakt, konsumimi i ushqimeve dhe pijeve të gabuara mund të shkaktojë shterimin e vitaminave
ose të bllokojë funksionet e tyre. Për shembull, fosfati në pijet e gazuara
ka aftësi të marrë kalciumin nga trupi dhe sheqernat e rafinuara të
shterojnë zinkun në trupin tonë.

Konsumimi i sasive korrekte të ushqimit mund të jetë e vështirë, prandaj rekomandohet që të konsumohen të paktën pesë racione frutash dhe zarzavatesh. Shumica e njerëzve hanë ndoshta dy ose tri racione. Jetëgjatësia jonë, duke përfshirë edhe peshën tonë, varet nga zgjedhjet tonë ushqimore, prandaj dieta duhet të përmbajë fruta të freskëta, perime, arra, fara, drithëra, fasule, mish, peshk, vezë dhe produktet e qumështit. Sasia
e vitaminave dhe mineraleve do të jetë e ulët nëse dieta jonë përbëhet
nga sheqernat dhe nga ushqime me përmbajtje të lartë yndyrore. Efektet
afatgjata të mungesës së vitaminave dhe mineraleve janë të vështira për t’u përcaktuar menjëherë, por besohet se mungesa e tyre mund të jetë faktor në shumë sëmundje duke përfshirë artritin, obezitetin, kancerin, problemet e zemrës etj.

Vitaminat dhe mineralet janë lëndë ushqyese të nevojshme për të siguruar funksionimin e rregullt të trupit, si dhe sigurimin e një jetese të gjatë dhe të shëndetshme, e cila nënkupton parandalimin e sëmundjeve dhe gjendjes së
dobësisë. Të gjitha vitaminat dhe mineralet kanë një rol të rëndësishëm
në këtë kontekst. Për shembull, të gjithë e dimë rolin që Vitamina C ka luajtur në parandalimin e skorbutit gjatë një udhëtimi të gjatë në det.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top