Është e mundimshme kur njeriu ndjen frikën, dëshirën, mëshirën, konfindencën, kënaqësinë apo dhimbjen, tepër-shumë, apo tepër-pak, kjo është gabim sepse mungon mesorja. Por si duhet arsyetuar në këtë rast? Po t`i ketë këto ndjenja njeriu në kohën e duhur, me arsyen e justifikuar, kundrejt njerëzve të drejtë, për motive të drejta dhe në mënyrë të saktë, do të thotë që të bëhet i pranueshëm ai duhet t`i referohesh mesores, pra t’i ndjejë ato te një mesore, që është shkalla më e mirë e përmbushjes së virtytit.
Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti
Një nga virtytet është dhe karakteri, sepse ky është i lidhur me ndjenjat dhe veprimet që përfshijnë:
Teprimin
Mesoren (që gjendet e ndërmjetme)
Mangësinë
Virtyti përmbledh ndjenjat dhe veprimet në të cilat teprimi dhe pamjaftueshmëria janë gabim dhe mbajnë mbi vete qortimin. Ndërsa mesorja është korrekte, sepse ajo ka tiparet e virtytit. Virtyti është mesore, për aq kohë sa ai synon në atë gjë, që është e ndërmjetme.
Atëherë ç’është e mesorja?
E mesmja gjendet në çdo gjë të vazhdueshme dhe të ndashme, ku është e mundshme të merret një pjesë e cila është më e madhe ose më e vogël se sa pjesa e mbetur.
Si p.sh., dhjetë janë shumë dhe dy janë pak, atë here cili numër përbën mesoren?
Zgjidhje:
1.Radhisim numrat sipas vlerave absolute: 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10.
2.Mbledhim numrat nga dyshi deri te dhjeta dhe na del shifra= 54
3.Pjesëtojmë 54 me sasinë e numrave 9 = 54: 9 = 6
4.Mesorja është numri “6” sepse ky numër kalon numrin “2” dhe është më i vogël se numri “10”
Pra shkurt: Mesorja është midis të pamjaftueshmes (mangësisë) dhe tepricës, pra mesorja është e barazlarguar nga të dyja ekstremet e cila është një e vetme dhe e njëjta për çdo njeri.
Instrumenti për përcaktimin e mesores midis virtytit dhe vesit
(Teprica, Mesorja, Pamjaftueshmëria)
1- Frika
Tejkalimi është: nxitimi..!
Për mesore ka: guximin..!
Pamjaftueshmëria: tërheqia..!
2-Kënaqësia
Tejkalimi është: shthurje..!
Për mesore ka: kulturën..!
Pamjaftueshmëria: vulgariteti..!
3-Marrja dhe shpenzimet e vogla
Tejkalimi është: shpërdorimi..!
Për mesore ka: bujarinë ..!
Pamjaftueshmëria: kopracia…!
4-Marrja dhe shpenzimet e mëdha
Tejkalimi është: arrogancë ..!
Për mesore ka: pjekurinë ..!
Pamjaftueshmëria: mendjengushtësia..!
5-Bërja e nderit në gjërat e vogla
Tejkalimi është: ambicia e sëmurë .!
Për mesore ka: ambicia e kulturuar.!
Pamjaftueshmëria: pasiviteti..!
6-Ndershmëria
Tejkalimi është: kotësia..!
Për mesore ka: transparencën..!
Pamjaftueshmëria: paturpësia..!
7-Zemërimi
Tejkalimi është: gjaknxehtësia..!
Për mesore ka: durimin..!
Pamjaftueshmëria: hakmarrja..!
8-Të shprehurit ndaj vetes
Tejkalimi është: mburrja..!
Për mesore ka: thjeshtësinë ..!
Pamjaftueshmëria: të shtirurit..!
9-Rregulli gjatë një bisede
Tejkalimi është: sjellja jo etike..!
Për mesore ka: urtësinë ..!
Pamjaftueshmëria: mungesë etikete.!
10-Sjellja shoqërore
Tejkalimi është: servilizmi..!
Për mesore ka: edukatën..!
Pamjaftueshmëria: moskorrektësia.!
11-Turpi
Tejkalimi është: ndrojtja..!
Për mesore ka: ndershmërinë .!
Pamjaftueshmëria: paturpësinë ..!
12-Arritjet profesionale
Tejkalimi është: zilia..!
Për mesore ka: realitetin..!
Pamjaftueshmëria: egoizmi..!
13-E vërteta
Tejkalimi është: mohimi i të vërtetës.!
Për mesore ka: të vërtetën reale.!
Pamjaftueshmëria: gënjeshtra..!
14-Toleranca e kulturuar
Tejkalimi është: përfitim..!
Për mesore ka: qytetarinë ..!
Pamjaftueshmëria: shthurja..!
15-Kënaqësia sociale
Tejkalimi është: pa punësia..!
Për mesore ka: mirëqenien..!
Pamjaftueshmëria: rrogat e vogla..!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.