Mirëqenie

June 11, 2019 | 8:20

Disa shpirtra kurrë nuk ndahen, pavarësisht shumë jetëve të jetuara

 

Shpirtrat: disa nuk ndahen kurrë, edhe pse jetojmë më shumë se një jetë. A keni ndjerë ndonjëherë një lidhje shumë të fortë me një person që sapo keni takuar?

Nëse përgjigja është po, dije se kjo ndodh sepse psika jonë njeh shpirtra të ngjashëm, duke kuptuar se në njëfarë mënyre jemi të gjithë një. Pavarësisht rrugëve nga na çon jeta, nëse jemi fizikisht edhe ndryshe, në njëfarë mënyre do të jemi gjithmonë të lidhur.

animePara lindjes, shpirti i secilit prej nesh zgjedh familjen e tij. Disa shpirtra nuk do të ndahen kurrë, dhe do të takohen gjithmonë gjatë rrjedhës së ndryshme të jetës.

Kur bëhet fjalë për këtë lloj lidhjeje të veçantë, komunikimi bëhet në mënyrë krejtësisht të ndryshme. Në të vërtetë nuk ka nevojë të jesh krah për krah për të ditur se si ndjen tjetri, dhe nuk është e nevojshme të flitet për të kuptuar se diçka është e gabuar. Jemi të lidhur nga diçka shumë më e madhe, e cila ekziston përtej kohës dhe hapësirës: shpirtrat tanë.

Besohet se përpara rimishërimit, shpirtrat bëjnë një marrëveshje mes tyre, që të jenë gjithmonë të pranishëm për njëri-tjetrin, për ta mbështetur njëri-tjetrin, dhe për të ecur së bashku në rrugën e evolucionit.

Lidhja

Në momentin kur vijmë në botë, shpirtrat tanë janë të bashkuar, me qëllimin e ndarjes së mësimeve, shërimit dhe leksioneve përmes një cikli të ri.

Më mirë vetëm se të jesh me dikë, shpirti i të cilit nuk përputhet me tëndin. Pakti që na bashkon është aq i fortë, sa nuk ka rëndësi nëse ndjekim shtigje të ndryshme ose nuk shihemi me njëri-tjetrin, gjithmonë do të jemi të lidhur, sepse jemi të bashkuar nga energjia e dashurisë, e cila është më e madhe se çdo gjë që dimë.

Kjo është arsyeja pse forca e kësaj lidhjeje i shpëton kuptimit tonë të plotë, marrëveshjet mes shpirtrave nuk kanë një datë skadimi. Do të jemi së bashku derisa të mësojmë të gjitha mësimet që na duhen, edhe nëse do të duhen më shumë se një jetë.

Dridhja e shpirtit: jo të gjithë mund ta bëjnë, dikush e bën të rrahë zemrën tuaj. Pikërisht për këtë arsye, nganjëherë, kur shohim një person, kemi ndjesinë e çuditshme se e kemi parë diku.

1Ekzistenca

Këta shpirtra të veçantë nuk bashkohen domosdoshmërisht në një mënyrë romantike. Mund të jetë një mik, një baba, një nënë, një fëmijë dhe madje një i huaj për të cilin ne afrohemi. Nuk ka rëndësi kush është: ka një pjesëmarrje shumë intensive në historinë tonë dhe sigurisht që është pjesë e jona.

Kur mësojmë të vlerësojmë dhe mësojmë nga kjo marrëdhënie, rritemi çdo ditë, duke u zhvilluar si njerëz, por gjithashtu edhe si shpirtra. Prandaj, konsiderojeni këtë marrëdhënie, dhe mësoni se çdo person në jetën tuaj ka një pjesë për të luajtur në udhëtimin tuaj.

Nëse ende nuk arrin t’i njohësh shpirtrat e lidhur me ty, nuk ka problem. Zemra dhe shpirti juaj gjithmonë do të dijë se cilët janë këta njerëz dhe nëse do u lejosh atyre të marrin kontrollin në kohë të caktuara, ata do t’ju udhëheqin saktësisht se ku duhet të jeni.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top