Këshilla & Arsye

November 27, 2019 | 8:18

Disa strategji për të krijuar harmoni me nënën e bashkëshortit

-Mos u përpiqni ta denigroni në sy të burrit tuaj. Informojeni atë mbi sjelljet e ekzagjeruara, por mos e ofendoni kurrë. Do të rrezikonit një efekt bumerang. Në vend që të forconi lidhjen, do të gjendeni e izoluar.

-Mos e stimuloni garën mes jush. Nëse e dini, për shembull se ajo është një kuzhiniere e zonja, mos pretendoni t’i mësoni pjatën që ju e dini mirë.

1

-Mos krijoni zakone të vështira për t’u çrrënjosur: për shembull, mos ia çoni fëmijën çdo të diel, sepse do të jeni e detyruar ta bëni edhe kur nuk keni dëshirë. Dhe do të ushqeni një sërë diskutimesh të pafundme.

-Përpiquni të jeni e sjellshme, të zhdramatizoni pakënaqësitë tuaja, sidomos nëse në fund të fundit bëhet fjalë për gjëra të nevojshme. Ndihmën që vjehrra jua jep, s’e ka aspak detyrë.

-Por roli kyç i një bashkëjetese të harmonishme shpesh i përket burrit/djalë. Ai duhet haptas të tregohet në krah të gruas: është themelore të mbështesë solidaritetin e nuklit familjar. I takon atij, pra, detyra t’i bëjë të kuptojë së ëmës, kur të jetë e nevojshme, se ai e respekton mëmësinë e tjetrës: bëhet fjalë për një rol kyç që në disa raste mund t’i bëjë tërësisht të shëndetshme raportet mes dy grave.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top