Nëse jeni të stresuar nga fakti se si do të reagojë fëmija ditën që ka për të bërë vaksinën, ka disa mënyra si të qetësoni frikën e tyre. Mënyra si silleni ditën që do të shkoni te mjeku, bisedat që bëni rreth gjilpërës etj., ndikojnë shumë në menaxhimin e frikës së fëmijëve.
Provoni këto 10 strategji për të reduktuar frikën e fëmijëve nga vaksinat:
Qëndroni të qetë
Shumë prindër kanë frikën e tyre për të përballuar ditën e vaksinës dhe këtë frikë ua transmetojnë edhe fëmijëve. Ankthi i prindit mund të rrisë ankthin e fëmijëve. Prandaj përpiquni të ruani maksimalisht qetësinë tuaj.
Flisni për gjilpërat
Nuk duhet ta surprizoni fëmijën duke e çuar menjëherë tek doktori ku do të shikojë gjilpërën, por as nuk duhet t’ia thoni shumë herët që fëmija ta kalojë gjithë ditën me këtë ankth. Në varësi të moshës dhe sesa kupton fëmija, parapërgatiteni dalëngadalë pa e gënjyer. Mos i thoni as gënjeshtra të bardha që ata të besojnë tek ju.
Programoni vaksinat në fillim të ditës
Nëse i bëni vaksinat që në mëngjes, do të keni më shumë kohë gjatë ditës për të qenë aktivë dhe për të shmangur hidhërimin që do të shkaktojnë ato.
Shmangni radhët e gjata
Fëmija vetëm sa do të stresohet më shumë nëse rrini duke pritur në radhë në vende të papërshtatshme për ta. Ndoshta nuk mund të shmangni pritjen te pediatri, por përpiquni të shmangni pritjen në vende të tjera para se të shkoni për vaksinën.
Ofroni diçka të ëmbël
Dhënia e një ëmbëlsire funksionon tek disa fëmijë për t’i shpërqendruar. Megjithatë jini të kujdesshëm me gjërat që u jepni se mos rrezikoni mbytjen nga të qarat e fëmijës.
Përkrahini moralisht
Mbështetja e prindërve e ngushëllon dhe ndihmon shumë fëmijën. Mund të merrni me vete një lodër të tij të preferuar teksa shkoni për të bërë vaksinën.
Mos lini shumë vaksina njëkohësisht
Mos i lini të gjitha vaksinat në një datë. Varet nga mosha e fëmijës dhe gjendja e tij sa është e mundur të përballojë. Për këtë duhet të konsultoheni patjetër me mjekun paraprakisht.
Ofroni një shpërblim për argëtim
Premtojini fëmijës se pas vaksinës do të bëni një aktivitet që ai e pëlqen shumë, në mënyrë që t’i hiqni mendjen nga dhimbja e vaksinës.
Këndoni një këngë
Muzika siguron një mjet të mrekullueshëm për zbavitje. Zgjidhni këngët e preferuara të fëmijës suaj dhe bëni interpretime të këndshme për të marrë vëmendjen e tyre.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.