Mirëqenie

May 30, 2018 | 9:19

Disa teknika për të menduar pozitivisht

Hulumtimet sugjerojnë se kur bëhet fjalë për emocionet pozitive dhe mënyrat e të menduarit ne kemi aftësinë e fuqishme për të zgjedhur. Historia ka treguar në disa raste se ata që kanë një opinion pozitiv për jetën janë edhe ata të cilët zakonisht arrijnë sukses më të madh.

Midis zhurmës së politikës, punës dhe stresit të jetës, ndonjëherë është e vështirë të mbetesh pozitiv. Por fatmirësisht, hulumtuesit u mblodhën për të ndarë teknika të ndryshme për të sjellë mendimet më të nevojshme për jetën e tyre.

Këtu janë dhjetë nga ato më të mirat:

  1. Mbani një ditar të përditshëm për të shkruar të gjithë gjërat e lumtura të ditës tuaj

Në një ditar shkruani 3 gjërat më pozitive dhe 1 nga gjërat më negative që mund t’ju ndodhë deri në fund të ditës. Në fund të javës rishikoni dhe bëni një listë të re. Përsëriteni këtë deri në fund të muajit. Bëjeni këtë çdo muaj dhe pastaj krahasoni muajt deri në fund të vitit.

Dy gjëra do të ndodhin:

Ju do të filloni të kërkoni për gjëra pozitive, kështu që duhet të keni diçka për të shkruar në fund të ditës. Kjo mund të jetë një nga arsyet për të qenë i lumtur.

Shqyrtimi i kujtimeve tuaja të lumtura është zbavitëse, por rishikimi i momenteve tuaja negative çdo javë do t’ju tregojë se sa e parëndësishme është si shumica e njerëzve negativë dhe se tragjeditë e mëdha nuk mund të dëmtohen aq shumë me kalimin e kohës.

  1. Bëjuni komplimente njerëzve

Ndoshta jo i njëjti person çdo ditë, por duke gjetur diçka të mirë për të thënë në lidhje me diçka mund t’ju ndihmojë sadopak.

  1. Bëni stërvitje

Ne mund të ndryshojmë energjinë tonë duke bërë stërvitje. Nuk ka nevojë për maratona të mëdha, edhe një shëtitje në ajër të pastër, do të ndikojë shumë mirë për fizikun dhe humorin tuaj!

  1. Mendoni fjalë pozitive dhe shqiptojini ato

Fjalët kanë fuqi magjike: ndërmjet tyre, ne mund të të bekojmë (të themi gjëra të mira), ose mallkojmë (të flasim keq), duke krijuar lumturi, ose dëshpërim. Fjalët të provokojnë emocione, kjo është arsyeja se pse duhet t’i zgjidhni ato me kujdes.

  1. Çdo ditë, jepini vetes tuaj një dhuratë

Çdo ditë, të paktën një herë në ditë, jepini vetes një dhuratë. Mos bëni plane. Mos prisni për këtë. Vetëm le të ndodhë. Mund të jetë një këmishë e re në dyqanin e meshkujve, apo një dremitje e lehtë në zyrën tuaj ose dy gota kafeje të nxehtë.

  1. Gjeni strehën tuaj të paqes

Secili prej nesh ka strehën e vet të paqes, thjesht shkoni. Disa njerëz gjejnë ngushëllim duke shprehur pikëllim ndërmjet kërcimit, muzikës ose shkrimit, të tjerë preferojnë një arratisje nga rutina e përditshme, për shembull, disa preferojnë malin apo fshatin. Gjeni një vend ku qetësia mund të jetë aleati juaj.

  1. Caktoni prioritetet e tyre për mëngjesin e ardhshëm

Nga ngarkesa e madhe gjatë ditës është e lehtë të humbasësh fokusin dhe të mos arrish dot qëllimet e tua. Kjo është arsyeja pse, para kohës së gjumit, njerëzit produktiv planifikojnë për ditën e nesërme. Ata bëjnë një listë të gjithçka je që ata duhet të bëjnë përpara se të fillojnë të punojnë. Kjo i lejon ata të shkojnë në punë më të përgatitur, më të sigurt dhe më pak të stresuar. Përfshijeni këtë ndryshim në rutinën tuaj të përditshme duke shkruar 3 – 5 detyrat më të rëndësishme që ju duhet të bëni të nesërmen. Çdo minutë e shpenzuar në planifikim kursen 10 minuta në ekzekutim.

  1. Parashikoni të ardhmen tuaj me pozitivitet

Shumë njerëz të suksesshëm shpenzojnë disa minuta para se të flenë për të parashikuar një rezultat sa më pozitiv lidhur me projektet mbi të cilat ata janë duke punuar. Oprah Winfrey është një prej njerëzve shumë produktiv në botë, që përdorin teknikat e vizualizimit për të parashikuar suksesin e së nesërmes dhe për të qenë më i qartë mbi sfidat dhe pengesat. Pra, kaloni disa minuta çdo natë duke e menduar veten sa më pozitivë gjatë së nesërmes. Kjo do t’ju ndihmojë për t’u motivuar dhe të bëni realitet mendimet tuaja.

Në qoftë se ju mund ti realizoni këto 10 këshilla e njerëzve të cilët paraqesin mjaft pozitivitet , ju do të rrisni produktivitetin tuaj brenda natës dhe jeta juaj do të jetë shumë më e mirë.

  1. Shpalos pozitivitetin në një bisedë me veten

Të gjithë kemi një moment të caktuar që ia kushtojmë bisedimit me veten, edhe pse ajo ndodh në mendjen tonë, gjithmonë ndikon në veprimet dhe në gjendjen e mendjes sonë. Nëse dëshiron të jesh i lumtur në jetën tuaj, ti në radhë të parë duhet të sigurohesh që armiku juaj më i madh nuk ndodhet midis veshëve të tu. Dëgjo bashkëbisedimin me veten tënde dhe mbajeni atë në gjendje sa më pozitive, ose të paktën herë pas here hidhi disa grimca pozitiviteti në përbërje. Një mendje e lumtur e bën jetën e lumtur.

  1. Largohuni nga mediat sociale

Hapja e kanalit të facebook vërtet mund t’ju ndihmojë. Arianna Huffington, në librin e saj më të shitur “Thrive”, ndan rëndësinë e shkëputjes nga jeta jonë e ngarkuar, të relaksohemi dhe të kujdesemi për trupin tonë dhe shpirtin, duke ripërcaktuar çfarë do të thotë të jesh sa më pozitivë në botën e sotme. Pra, çdo natë para se të flini, lëreni telefonin tuaj në një dhomë tjetër, fikni televizorin dhe kaloni disa kohë në heshtje. Ju do të ndjeni energjinë tuaj të ngrihet dhe përmirësim në shëndetin tuaj. Përveç kësaj, ju do të keni më shumë kohë për aktivitete të tjera që ju gëzojnë me të vërtetë.

 

Burimi / scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top