Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë edhe në jetën e përditshme. Në këtë artikull, ju sjellim disa prej truqeve më të mira psikologjike të cilat, përveç se janë të thjeshta, janë shumë të fuqishme dhe ju ndihmojnë të ballafaqoheni më mirë me problemet e përditshme.
Fuqia e heshtjes
A e keni ditur se heshtja është mënyrë komunikimi? Në fakt, heshtja është një prej formave më të fuqishme të komunikimit. P.sh. kur nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e dikujt për pyetjen që i keni shtruar, vetëm heshtni dhe mbani kontaktin me sy dhe ai do ju jap përgjigjen që kërkoni. Duke qëndruar të heshtur, ata në mënyrë të natyrshme kuptojnë se juve ju nevojitet shpjegim më i hollësishëm dhe se nuk jeni të kënaqur.
Përtypni çamçakëz
Kur përtypni çamçakëz, ju mashtroni trurin se jeni duke ngrënë. Nëse keni nevojë emocionale për të ngrënë, atëherë përtypni çamçakëz dhe do ju largohet ajo ndjenjë. Veç kësaj, çamçakëzi ndihmon në reduktimin e stresit dhe e lufton ankthin.
Shmangni frazën “unë besoj”
“Unë besoj” dhe frazat tjera të ngjashme janë vetëm dekorim i asaj se jeni duke thënë qartazi mendimin tuaj. Njerëzit zakonisht e dinë se ju e besoni atë çfarë thoni. Shmangni frazën e tillë për t’u dukur më bindës dhe më me vetëbesim.
Vëzhgoni kur të tjerët qeshin
Kur jeni me një grup miqsh dhe jeni të gjithë duke qeshur, atëherë vëzhgoni të tjerët ngadalë. Vëzhgoni se kë po shikojnë kur qeshin. Njerëzit kanë tendencën që kur qeshin të shikojnë personin që e ndjejnë më të afërt. Kjo është mënyra e mirë për të parë se cilët janë miq të ngushtë në rrethin shoqëror.
Kini vetëbesim
Çdo njeri ka momente të caktuara kur i ulet niveli i vetëbesimit. Sidoqoftë, ju duhet të aktroni nivelin e vetëbesimit edhe atëherë kur nuk keni fare. Shfaquni me sa më shumë vetëbesim para njerëzve, në mënyrë që ata t’ju japin më shumë vëmendje dhe t’ju respektojnë më shumë. Me respektin e tyre, në mënyrë natyrale ju fitoni vetëbesim.
Kontakti me sy
Nëse dëshironi të afroheni më shumë me dikë, kontakti me sy është një nga mjetet më të fuqishme për t’ia marr vëmendjen dhe për të krijuar lidhje.
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.