FB

November 13, 2024 | 7:20

Dita Botërore e Mirësisë: Falënderoni ose jepni një puthje, vlera e madhe e gjesteve të vogla

13 nëntor, Dita Botërore e Mirësisë. Natyrisht, nuk duhet të bëjmë kurrë një akt mirësie për të fituar prej saj. Ne duhet të jemi gjithmonë të mirë sepse është kjo është gjëja e duhur. Por kur jemi të sjellshëm, ka edhe disa efekte anësore:

miresia

1) Mirësia na bën më të lumtur

Kur bëjmë diçka të mirë për dikë tjetër, ndihemi mirë.

2) Mirësia na ndihmon për një zemër të shëndetshme

Veprat e mirësisë shpesh shoqërohen me ngrohtësi emocionale. Kështu trupi prodhon hormonin oksitocinë në tru dhe në të gjithë trupin. Oksitocina shkakton lirimin e një lënde kimike të quajtur oksid nitrik në enët e gjakut, i cili i zgjeron ato. Kjo zvogëlon presionin e gjakut dhe prandaj oksitocina njihet si hormon “kardio-mbrojtës” sepse mbron zemrën (duke ulur tensionin e gjakut).

3) Mirësia e ngadalëson plakjen

Plakja në një nivel biokimik është një kombinim i shumë gjërave, por dy fajtorë që e përshpejtojnë procesin, janë radikalet e lira dhe inflamacionet, të cilat rezultojnë nga bërja e zgjedhjeve jo të shëndetshme. Por oksitocina e prodhuar kur bëjmë akte mirësie redukton nivelet e radikaleve të lira dhe inflamacionin në sistemin kardiovaskular dhe kështu ngadalëson plakjen në burimin e saj.

4) Mirësia ndihmon për marrëdhënie më të mira

Kjo është një nga pikat më të dukshme. Të gjithë e dimë se ne u pëlqejmë njerëzve që na tregojnë dashamirësi. Kjo për shkak se mirësia e zvogëlon distancën emocionale midis dy njerëzve, kështu që ne ndihemi më të “lidhur”.

5) Mirësia është ngjitëse

Kur jemi të sjellshëm, i frymëzojmë të tjerët që të jenë të sjellshëm dhe në të vërtetë krijon një efekt që përhapet. Ashtu si një guralec që krijon valë kur hidhet në një pellg, kështu përhapen edhe veprat e mirësisë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top