Në fokus

April 7, 2016 | 12:50

Dita Botërore e Shëndetit: “Së bashku ta mposhtim diabetin!”‏

“Mposhte Diabetin”, – metodat e ndërgjegjësimit dhe parandalimit prezantohen në Fier në Ditën Botërore të Shëndetit

Në një prezantim në Ditën Botërore të Shëndetit në Fier, mjekët e familjes u njohën me çantat e pajisjeve dhe procedurat e reja për zbulimin e disa problemeve shëndetësore, përfshirë diabetin. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, së bashku me znj. Debora Kern, Shefja e Qeverisjes dhe Shëndetësisë në Ambasadën e Zvicrës, Shefen e Zyrës Vendore të OBSH-së në Shqipëri Ledia Lazëri, dhe Menaxherin e Projektit “Shëndet për të Gjithë” Dr. João Costa, bënë thirrje për më shumë aktivitete të ndërgjegjësimit shëndetësor dhe parandalimit.

Ministri Beqaj në fjalën e tij theksoi se: Kjo nismë është në përputhje të plotë me angazhimin tonë, politik dhe programor, për Mbulim, Akses dhe Cilësi Universale. Ashtu siç edhe tregojnë të dhënat paraprake të “check-up”-it për nivelin e sëmundshmërisë të paradiabetikëve dhe diabetikëve, ne jemi duke bërë një hap të mëtejshëm duke pajisur mjekët e familjes me instrumentet e nevojshëm për parandalim dhe diagnostikim të hershëm.”

“Unë e mbështes plotësisht këtë nismë për mposhtjen e diabetit. Qytetarë të vetëdijshëm mund të përkthehet në qytetarë të shëndetshëm”, u shpreh znj. Debora Kern, Shefja e Qeverisjes dhe Shëndetësisë në Ambasadën e Zvicrës. “Nëse ne sigurojmë informacionin e duhur, në kohën e duhur, dhe marrim masa parandaluese, shumë njerëz nuk do të preken nga kjo sëmundje. Kjo do të thotë më pak kosto për individin dhe për shoqërinë, më pak vuajtje dhe jetë më të lumtur”, shtoi znj. Kern.

Shefja e Zyrës Vendore të OBSH-së në Shqipëri foli për Ditën Botërore të Shëndetit 2016, të përqëndruar në luftimin e diabetit, një sëmundje të cilën OBSH-ja e parashikon se do të jetë shkaktari i shtatë i vdekjeve deri në vitin 2030. Me anë të publikimit të Raport të ri Global mbi Diabetin, OBSH përshkruan barrën dhe pasojat e diabetit dhe bën thirrje për sisteme të forta shëndetësore që të garantojnë përmirësimin e monitorimit, përmirësimin e parandalimit dhe menaxhimin më efektiv të sëmundjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top