Lifestyle

April 7, 2016 | 13:22

Shqipëria ngjall kuriozitet për prindërit e Donald Lu-së. Vizitë në Muzeun Historik Kombëtar

Mbresat e përjetuara në Shqipëri duket se kanë ngjallur të njëjtin interes edhe për prindërit e tij. Pas vizitës së fundit në SHBA, Ambasadori amerikan Donald Lu ka marrë me vete edhe prindërit e tij. Ata sot kanë qenë mysafirë të veçantë të Muzeut Historik Kombëtar, ku vetë kreu i këtij institucioni i ka shoqëruar në pavijonet e ndryshme. Ata janë njohur nga afër me historinë dhe artefakte të ndryshme të vendit tonë, nga ku kanë mbetur të kënaqur. Dy prindërit e Ambasadorit amerikan Lu jetojnë në Kaliforni, ndërsa ai së bashku me bashkëshorten, Dr. Ariel Ahart dhe dy fëmijët Kipling dhe Aliya janë vendosur në Shqipëri, që prej marrjes së misionit si diplomat.

1 2 3

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top