FB

May 31, 2024 | 7:30

Dita Botërore Pa Duhan / 6 milionë njerëz humbin jetën çdo vit

31 Maji është Dita Botërore kundër duhanit. Në këtë ditë në të gjithë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit.

Kjo ditë informon publikun mbi rreziqet e përdorimit të duhanit, praktikat e biznesit të kompanive të duhanit, çfarë po bën OBSH për të luftuar epideminë e duhanit dhe çfarë mund të bëjnë njerëzit në mbarë botën për të kërkuar të drejtën e tyre për shëndet dhe jetë të shëndetshme dhe për të mbrojtur gjeneratat e ardhshme.

joduhanit

Shtetet Anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë krijuan Ditën Botërore Pa Duhan në 1987 për të tërhequr vëmendjen globale ndaj epidemisë së duhanit dhe vdekjeve dhe sëmundjeve të parandalueshme që ajo shkakton. Në vitin 1987, Asambleja Botërore e Shëndetësisë miratoi Rezolutën WHA40.38, duke bërë thirrje që 7 Prilli 1988 të jetë një “ditë botërore kundër duhanit”. Në vitin 1988, u miratua Rezoluta WHA42.19, duke bërë thirrje për kremtimin e Ditës Botërore kundër Duhanit, çdo vit më 31 maj.

 

Duhani vret 6 milion njerëz çdo vit. Sot, qeveritë anembanë botës po punojnë për të futur paketimin e njëjtë.

Paketimi i njëjtë është një masë e rëndësishme që ul kërkesën dhe zvogëlon atraktivitetin e produkteve të duhanit. Ky lloj paketimi kufizon përdorimin e paketimit të duhanit si një formë e reklamimit dhe promovimit të këtij të fundit dhe rrit efektivitetin e paralajmërimeve shëndetësore.

Paketimi i njëjtë i produkteve i referohet masave të cilat kufizojnë ose ndalojnë përdorimin e logove, imazheve të markës ose informacionit promocional mbi paketim përveç markës dhe emrave të produkteve të paraqitur në ngjyra dhe stil shkrimi të njëjtë.

Reduktimi i përdorimit të duhanit mund të shpëtojë jetë.

 

TEMA: Mbrojtja e fëmijëve nga ndërhyrjet në industrinë e duhanit

Dita Botërore Pa Duhan 2024 do t’u japë një platformë të rinjve anembanë botës, të cilët po bëjnë thirrje që industria e duhanit të ndalojë së synuari ata me produkte që janë të dëmshme për shëndetin e tyre. Të rinjtë në mbarë botën po u bëjnë thirrje qeverive të miratojnë politika që i mbrojnë ata nga praktikat manipuluese të duhanit dhe industrive të lidhura me to, duke përfshirë marketingun e pamëshirshëm të produkteve të tyre të rrezikshme përmes mediave sociale dhe platformave të transmetimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top