Prindër! Nesër që fëmija juaj do të shkojnë në shkollë për herë të parë, me ato çantat e tmershme e të rënda, mbajani ju çantën. Të paktën ta lehtësoni nga një peshë, që mund të ndahet, pasi “peshën” më të madhe e ka në veten e tij dhe atë duhet ta mbajë vetë.

Nga Lira Gjika
Pediatre
Tregoini që frika është në fillim. Tregojini se po të kishte dëgjuar frikën, ai edhe sot nuk do të ecte. Por përkundrazi besoi dëshirën e tij për të ecur si mami dhe babi. Ai apo ajo, lëvizi fillimisht duke u dridhur, duke u mbajtur, madje edhe duke u ulur e mos vazhduar më. Mirpo, një gjë brenda vetes e ngrinte prap dhe vazhdonte duke qeshur, po dhe duke qarë kurr rëzohej. E megjithatë nuk u trëmb, u ngrit dhe vazhdoi. Ajo që ishte më e bukura edhe pse qante e i dhimbnin këmbët e duart, sërish ngrihej, qeshte dhe ecte edhe më i sigurt, edhe më i mahnitur me veten e tij dhe nuk ndalej më. Po kështu do t’i ndodhë edhe në shkollë.
Shpesh do të lodhet, do ndihet i pazoti, por do të vazhdojë, sepse mahnitja ka zënë vënd brenda vetes së tij dhe e nxit të vazhdojë. E nxit të vazhdojë të zbulojë universe të rinj, si brenda vetes ashtu dhe përreth tij, por edhe të rizbulojë atë “gjënë” që e njeh, në një mënyrë tjetër.
Shkolla është “dera e hyrjes në rrugën e pa fund të mundësisë për të ditur”. Prindër! Thuajani këto fjalë fëmijëve tuaj, pasi kanë shumë nevojë për të pasur një mbështetje. Dhe mbështetje më të mirë se fjala e prindit nuk ka!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.