Në fokus

July 11, 2018 | 11:40

Ditar dashurie / Burri ndihmon bashkëshorten përmes fotove të jetës për të zbutur pasojat e demencës

Një burrë i dashuruar pas gruas së tij po përdor albumet me fotografi për ta ndihmuar atë që të kujtojë jetën e tyre së bashku, pasi është prekur nga demenca – një gjest i ngjashëm me atë që ka bërë mjaft jehonë në filmin e famshëm ‘The Notebook’.

James Dargan, nga Sawbridgeworth, Hertfordshire, u shkatërrua kur e dashura e tij që nga mosha e adoleshencës Judy, 74 vjeç, u diagnostikua me këtë sëmundje tre vjet më parë.

Por 76-vjeçari, i cili u martua me Judy në vitin 1965, ishte i vendosur të mos heqë dorë kurrë nga gruaja e tij, e cila shumë shpejt i harroi 53 vitet e tyre së bashku.

Tani, pavarësisht faktit që sëmundja është duke përparuar me shpejtësi, James përdor albumet e tyre të fotografive për të ndihmuar Judy-n që të kujtojë momentet e kaluara së bashku.

Jetët e tyre janë krahasuar me atë të shfaqur në dramën e vitit 2004 ‘The Notebook’ – bazuar në romanin e vitit 1996 – në të cilin një çift i moshuar rikujtojnë jetën e tyre të mrekullueshme së bashku, ndërkohë gruaja lufton me sëmundjen e demencës.

Ai tha: ‘Judy buzëqesh kur sheh fotot në albume. Kalimi nëpër fotot tona është një nga gjërat e mia të preferuara, që dua të bëj, pasi më kujton jetën e mahnitshme së bashku’.

James është kaq i përkushtuar në kujdesin ndaj gruas së tij Judy, saqë ka mësuar se si t’i bëjë asaj tualet dhe ti rregullojë flokët.

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top