Këshilla & Arsye

September 4, 2018 | 9:22

Ditari i 5 minutave për t’u ndjerë më i përmbushur

Të kesh një ditar ose vetëm një broshurë mbi të cilin mund të hidhni mendimet tuaja është një mjet i fuqishëm për të vënë më shumë kontakt me vetveten. Pikërisht për këtë arsye, ditari i 5 minutave ka qenë shumë i suksesshëm vitet e fundit. Pse ka një prirje për të patur një ditar të tillë?

Ditari i 5 minutave ka pasur një ndikim kaq të madh, sepse, siç e tregon emri, ai merr vetëm 5 minuta në ditë. Nuk mund ta përdorni më justifikimin se nuk keni kohë për të shkruar. Idealja është rezervimi i këtyre 5 minutave në mëngjes dhe në mbrëmje. Dy momentet e ditës  kur duhet të kaloni pak kohë vetëm me veten tuaj.

Ditari i 5 minutave

Ju mund të blini ditarin origjinal, ditarin pesë minuta, por ju mund të blini ose të krijoni një ditar personal. Mund të zgjidhni një fletore që ju pëlqen apo ndonjë mjet tjetër që ju lejon të shkruani mendimet tuaja.

Mund të përdorni edhe stickers, post-it ose highlighters për të nxjerrë në pah disa fraza që dëshironi t’i kujtonië ose t’i mbani mend. Përfundimisht, ju mund ta rregulloni ditarin tuaj në atë mënyrë që të ndiheni gjithnjë e më shumë të inkurajuar për të shkruar. Por çfarë të shkruani?

Filloni ditën duke qenë mirënjohës

Kur zgjoheni në mëngjes, merrni ditarin 5-minutësh. Gjëja e parë që duhet të bëni është të shkruani 3 gjëra për të cilat jeni mirënjohës. Disa ide, një punë ose një program me mikun tonë më të mirë.

Pastaj, shkruani 3 gjëra të tjera që do ta bënin ditën fantastike. Për shembull, ha shëndetshëm, shko në palestër ose telefono nënën. Pastaj shkruani disa fjali pozitive ose motivuese, të tilla si “Unë jam i/e aftë”, “Unë mund ta bëj” ose “Ndihem mirë”. Ato do t’iu ndihmojnë të përballoni ditën me energji.

Reflektoni përpara se të flini

Në mbrëmje, kur jeni në shtrat, në heshtje, pa muzikë dhe me televizorin e fikur, merrni ditarin 5 minutësh. Është koha për të reflektuar mbi gjithçka që ka ndodhur gjatë ditës. Shkruani 3 gjëra që i konsideroni të përsosur. Për shembull, vëzhgimi i perëndimit, takimi me një person ose kalimi i një provimi.

Pastaj shkruani 3 gjëra që besoni se duhet t’i përmirësoni. Këto mund të jenë: të menaxhoni më mirë emocionet, të përballeni me drojën ose të keni më shumë besim në aftësitë tuaja. Në këtë pjesë është thelbësore të jesh i/e sinqertë. Duhet të shmangni mashtrimin, sepse duke qenë të vetëdijshëm për atë që duhet të përmirësoni do t’iu lejojë të rriteni dhe të kapërceni veten.

Ndjehuni më të kënaqur dhe të lumtur

Duhet të shkruani çdo ditë në ditarin 5 minutësh. Kjo do t’iu lejojë të vini re të gjitha përfitimet e këtij aktiviteti. Edhe nëse duket se nuk ka ndonjë avantazh, kaloni disa minuta çdo ditë, me kalimin e javëve do ta bëjnë qëndrimin tuaj më pozitiv dhe do t’iu motivojë.

Përveç kësaj, do të filloni të vlerësoni gjërat më të parëndësishme, ato që vështirë se i kushtoni vëmendje dhe që keni filluar t’i konstatoni përmes ditarit 5 minutësh. Pse duhet të ndiheni mirënjohës që të keni një shtrat për të fjetur? Kjo ju lejon t’i kushtoni vëmendje çdo gjëje që ju bën të ndiheni mirë, duke shmangur përqendrimin vetëm në atë që ju lëndon ose ju bën të vuani.

“Njeriu kalon jetën e tij duke kërkuar lumturi pa e ditur se e mbart atë brenda vetes”. -Anonimo-

Ditari 5-minutësh do t’iu ndihmojë që të ndiheni më të relaksuar dhe të ekuilibruar. Kjo mund të përkthehet në kënaqësi dhe lumturi. Ju do të filloni të relativizoni problemet dhe do të keni ndjesinë e largimit nga supet e një shpinës një ngarkesë emocionale që nuk iu lejonte të ecnit përpara.

Filloni gjithashtu ta bëni shkrimin një zakon të përditshëm. Pas rreth njëzet ditëve ose një muaji, do të filloni të vini re disa ndryshime në qëndrimin tuaj. Kjo do të ndryshojë mënyrën tuaj të të menduarit dhe trajtimin e problemeve.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top