Ndërsa është e vërtetë që ne gjithmonë duhet t’i lëmë të tjerët të lirë të veprojnë dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre, është gjithashtu e vërtetë që mania e parezistueshme për të gjykuar të tjerët na bën skllevër të një rrethi vicioz. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëheni prind, ose kur nuk jeni akoma. E bëra. Kam gjykuar… dhe pastaj u gjykova.
E kuptova që të jesh nënë është e bukur, e gëzueshme dhe e lodhshme. Është arritje e madhe për të gjitha gratë, edhe nëse përvojat janë padyshim subjektive. E kuptova që ka shumë, shumë, gjykime negative, këshilla të pakërkuara dhe komente të padëshirueshme vetëm sepse ato nuk janë kuptuar ose janë të ndryshme nga ato të tyre. Megjithatë, të gjithë prindërit janë të njëjtë, edhe nëse bëjnë zgjedhje të ndryshme. Të gjitha nënat ndajnë të njëjtin mision: të bëjnë atë që është më e mira për fëmijët e tyre, edhe nëse zgjedhin shtigje krejtësisht të ndryshme.
Unë e kuptova kur u bëra nënë që nuk ka një model të vetëm për të ndjekur. Se nuk ka përsosmëri prindërore, por që të gjitha nënat janë perfekte në mënyrën e tyre. Ato që ushqejnë me gji dhe ato që nuk e bëjnë, ato që vendosin të lënë të vegjlit e tyre të luajnë në park ose ata që u blejnë atyre një smartphone. Janë ato që veshin vajzat e tyre të vogla me tuta, në vend të asaj veshje shumëngjyrëshe dhe me lule që do t’i bënte të dukeshin si kukulla.
Dhe unë mund të sjell edhe dhjetë, njëqind, një mijë shembuj. Sepse fushat e betejës së memësisë janë të shumta, por të gjitha artificiale, sepse ato janë stereotipike. Megjithatë do të ishte e mjaftueshme të kujtojmë, para se t’i drejtojmë gishtin njëri-tjetrit, se ne së pari jemi gra, njerëz, me historitë dhe përvojat tona, me një aftësi personale për të zgjedhur dhe vepruar. Dhe që ne jemi nëna dhe si të tjerët lëvizim për të mirën e fëmijëve tanë, edhe kur bëjmë gabime, sipas rregullave tona. Edhe kur të tjerët nuk e kuptojnë. Edhe nëse nuk jemi perfekte.
Të gjitha nënat punojnë për çështjen më të bukur në botë: mirëqenien e fëmijëve të tyre. Asnjëherë nuk duhet t’i gjykoni, as kur jeni nënë, as kur nuk jeni.
Burimi / https://dilei.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.