Marrëdhënie

February 13, 2017 | 10:01

Divorci dhe fëmijët / Ndikimi negativ në arsimimin e tyre

Divorci përbën një nga kërcënimet më të mëdha për martesën,  vlerësimet e njohura objektive dhe akademike që shqyrtonin ndryshimet e fundit të familjes, fokusoheshin me të drejtë kryesisht mbi ndikimin që kishte divorci mbi fëmijët. Me lindjen e revolucionit të divorcit në vitet 1970, (SHBA) divorci u bë ngjarja që kishte shumë të ngjarë të minonte cilësinë dhe stabilitetin e jetës familjare të fëmijëve në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë.

valentina-telhaj

Valentina Kalemi, Telhaj, Psikologe Këshillimi

Largimi nga norma e martesës së shëndoshë, jo domosdoshmërisht dëmton shumicën e atyre që përballen me të, ndërsa martesa është një e mirë sociale, jo të gjitha martesat janë të barabarta. Martesat që nuk janë të lumtura, nuk kanë dobi të njëjtë me martesat mesatare. Divorci ose ndarja mundëson një rrugë shpëtimi për fëmijë apo të rritur në martesat e dhunshme apo me konflikte të ashpra.

Sot, shfaqja e familjeve me prindër që bashkëjetojnë dhe që kanë fëmijë përbën kërcënimin më të madh të panjohur ndaj cilësisë dhe stabilitetit të jetës familjare të fëmijëve. Divorci i prindërve apo mosmartesa ka një ndikim afatgjatë negativ mbi arritjet arsimore të fëmijëve. Fëmijët e prindërve të divorcuar apo të pamartuar marrin nota më të ulëta dhe masa të tjera të arritjes akademike, ka më tepër të ngjarë të mbesin prapa, dhe më tepër të ngjarë të përjashtohen nga shkolla.

 

femije

Fëmijët që jetojnë me të dy prindërit e tyre të martuar gëzojnë, mesatarisht, shëndet më të mirë fizik, krahasuar me fëmijët në forma të tjera familjare. Sociologu Robert Sampson thotë se: “Struktura familjare është një nga parashikuesit më të fortë, në mos më i forti, i rritjes apo uljes së dhunës urbane, në qytete”. Dilemat me të cilat familjet përballen në çdo fazë të ciklit të jetës ndikohen nga klasa e tyre sociale dhe vlerat kulturore të shoqërisë në të cilën jetojnë.

Megjithëse arsyet e divorceve në shoqërinë shqiptare në përgjithësi janë traumatike, që nis me shpërbërjen e raportit martesor dhe përfundon me zgjidhjen ligjore të këtij institucioni. Shpeshherë ky proces edhe kur mendohet t’i ketë dhënë fund një situate të vështirë, është shoqëruar me dhunë e konflikte.

Mungesa e tolerancës në shoqërinë shqiptare ndaj bashkëjetesës shpesh nxit çiftet të përshpejtojnë martesën kur ende nuk kanë njohje të thelluar ndaj njëri-tjetrit. Ndër treguesit fillestarë që flasin për një martesë që nuk kryen funksionet e saj është pakënaqësia ndaj bashkëjetesës në çift, pakënaqësi që në fazën fillestare nëse ndahet më të tjerë, ndodh të diskutohet me miq apo të afërm. Në një numër të madh rastesh, për shkak edhe të mentalitetit, por edhe për shkak se këshilluesit e martesës mungojnë, ky problem emocional përballohet në heshtje ndërkohë që sa vjen e zgjerohet e thellohet.

Që të kuptojmë sjelljen shoqërore të qytetarëve shqiptarë në kushtet e një shoqërie të varfër, dalim në përfundime dhe prej analizës së tyre të dalim në rekomandime me nevojën për të promovuar një nga vlerat e kësaj shoqërie që ka në qendër një familje ku marrëdhëniet të jenë të ngrohta, intime dhe të forta.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top