Këshilla & Arsye

September 25, 2017 | 9:12

Divorci/ Disa këshilla nga specialistët

Disa nga këshillat që specialistët, të cilët analizojnë martesën dhe ndarjen, japin për çiftet që e kanë përjetuar këtë eksperiencë të hidhur janë:

1

1. Mbështetja te pjesëtarët e familjes së dytë (familje imediate quhet familja që gjithsecili krijon vetë. Familja e dytë janë prindërit nga të dy palët, vëllezërit dhe motrat). Ata japin mbështetje nga ana emocionale në pjesën më të madhe të rasteve.

2.Gjatë procesit të divorcit secili nga bashkëshortët duhet të shoqërohet nga një avokat, një fakt i njohur nga të gjithë.

3.Terapia në grup është një tjetër mënyrë për të mbijetuar në momentet e vështira. Aty njerëzit ndajnë përvojat e tyre dhe secili mund të kuptojë se nuk është as i pari dhe as i fundit.

4.Ka shumë njerëz që e gjejnë qetësinë shpirtërore te feja dhe spiritualiteti. Pse jo?

5.Çdo partner duhet ta trajtojë veten. Të krijojë hapësirë që të analizojë situatën dhe të përmbledhë mendimet e veta për të ardhmen.

Siç e përmendëm edhe më sipër nuk ka rrugë të gabuar apo të drejtë për t’i mbijetuar një divorci. Megjithatë, nëse partnerët nuk arrijnë ta marrim veten pas një divorci, ata duhet të kërkojnë ndihmë edhe më serioze duke shkuar në trajtime profesionale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top