FB

April 15, 2023 | 7:21

Dje… Sot… Nesër… E përditshmja që përsëritet në enumeracionin e ndryshueshmërisë

 

Ja, agoi dhe sot, ku dielli shpërndan rrezet e tij… Një ditë e zakonshme si gjithë ditët që mbartin problemet pa fund… Nga mëngjesi gjer në mbrëmje… Dje… Sot… Nesër… Dhe sërish i njëjti ritual… Të njëjtat vende, të njëjtët njerëz, e njëjta botë…

aaa

* Adelina Pali, poete

Asgjë nuk ndryshon… As stinët… Shi, vapë, suferinë, fllad, aromë …Të njëjtat fenomene të natyrës që na shoqërojnë me ditët tona të mbartura me shqetësime e dëshpërime, me çaste të bukura e me ngjarje që na lumturojnë… Dje… Sot… Nesër…Dhe e përditshmja përsëritet …

Jetojmë në kohët ku çdokush shpalos mendimet dhe ndërsa flet apo vepron, bëhet i dëmshëm apo i dobishëm në shoqëri… Ja, vetëm këto ndryshojnë. Njerëzit … Njerëzit që nuk vlerësojnë nëse je e / i lumtur apo i dëshpëruar, nëse je apo jo i/e mbuluar me mirësi, nëse shpirti vlon përbrenda për diçka ndryshe për mirë… por shohin si e hedh hapin, si vishemi, nëse jemi të shëmtuar apo të bukur…

n

Asgjë nuk ndryshon në këtë botë përveç mendimeve marrosëse dhe hedhjepritjeve të fjalëve për këtë apo për atë…

Asgjë nuk ndryshon, por zgjedhjet tona ndryshojnë… Dje… Sot… Nesër… Ndryshojnë klasifikimet në shoqëri, ndryshon se kë do të takojmë në jetën tonë, ndryshon se kë do të duam apo urrejmë në vazhdimin e jetës tonë, ndryshon se kë do të vendosim të kemi njeriun e afërt që na mbështet në çdo hap…

Asgjë nuk ndryshon në këtë botë… As vendet, as stinët, as fushat e malet… Por njerëzit ndryshojnë… Dje… Sot… Nesër … Ndryshojnë duke u mërzitur nga dëshirat e pamundura, ndryshojnë nga zilia për këtë apo për atë, ndryshojnë përbrenda dhe në sipërfaqe, ndryshojnë në vështrim, në sjellje, ndryshojnë në ambicie dhe bëhen bisha për të arritur atë çka duan… Eh, ndryshojnë … Nuk e di pse, por ndryshojnë … Dje… Sot… Nesër …

Dhe kur të kem numëruar të gjitha ndryshimet tek njerëzit, do të jem një grua e plakur njëqind e ca vjeçe, me leshra të zbardhura nga koha e me zemër të gërryer nga zhgënjimet…

Ndaj nuk dua t’i numëroj. Nuk dua. Dua të jetoj vetëm me ato gjëra që nuk ndryshojnë. Me vendet ku kam kujtimet e mia, me stinët që më bëjnë të nxehem e të ftohem e që më kujtojnë se jam ende gjallë dhe e dobishme për jetën, familjen shoqërinë

Sot… Nesër… S’ka më “Dje”. E djeshmja iku bashkë me kujtimet e hidhura… Sot… Nesër …

Do endem këtu, në viset e mia të afërta e të largëta që më mbushin e që nuk ndryshojnë kurrë… Ndryshimet i kam frikë… Ah, sa frikë i kam. Sepse ndryshimet bëhen vetëm tek njerëzit…

Sot… Nesër… Dua të jetoj! Dua të jetoj pa ndryshuar aspak (edhe pse për disa mund të jem e lodhshme apo përcjell negativitet tek ato) të jem kjo që jam, me gjithçka di të bëj për mirë e gjithçka di të duroj me bujari…

Sot… Nesër… E djeshmja iku…

Ja, dhe dielli shpërndan rrezet e tij të argjendta… Ah, ky diell! Sa më ngroh! I pandryshueshmi, i vetmi Diell!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top