Sipas një studimi të fundit ka dallime midis djemve dhe vajzave përsa i përket nisjes së fjalëve të para.
Foshnjat bëjnë klithma, tinguj të ngjashëm me zanoret dhe tinguj të tjerë të shkurtër. Studiuesit, të udhëhequr nga Kimbrow Ohler nga Universiteti i Memfisit, zbuluan se foshnjat e gjinisë mashkull “flasin” më shumë se foshnjat e gjinisë femër gjatë vitit të parë, pavarësisht besimit të mbajtur prej kohësh se femrat kanë një avantazh ndaj meshkujve në gjuhë.
Megjithatë, ky avantazh i hershëm i foshnjave meshkuj në zhvillimin gjuhësor nuk zgjat. Nga fundi i vitit të dytë vajzat kishin arritur dhe tejkaluar djemtë. Në përgjithësi, të dhënat treguan se foshnjat meshkuj përdorën 10% më shumë shprehje të të folurit gjatë vitit të parë krahasuar me foshnjat femra. Në vitin e dytë, foshnjat femra folën 7 % më shumë se foshnjat meshkuj. Për gjetjet e mësipërme, studiuesit përdorën më shumë se 450,000 orë regjistrime gjatë gjithë ditës nga 5,899 foshnja.
Shumë prindër mund të bëjnë dallimin në sjelljen e djalit dhe vajzës së tyre. Përshembull, disa besojnë se vajzat mësojnë të flasin më shpejt se djemtë. Të tjerë thonë se djemtë janë më të ndjeshëm dhe kanë nevojë për më shumë vëmendje se motrat e tyre më të vogla. Sigurisht, shumica e këtyre besimeve bazohen në përvojat e njerëzve.
Burimi / TopAlbaniaRadio
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.