FB

May 22, 2021 | 9:10

“Djemtë më kërkonin dorën për martesë”- Bebe Rexha flet për traditën shqiptare, zbulon se donin ta martonin që në adoleshencë

Ylli i muzikës pop, Bebe Rexha, ka zbuluar së fundmi se gjatë adoleshencës ka qenë gati duke u martuar. Këngëtarja 31-vjeçare tha se shumë djem kërkonin dorën e saj, sepse kjo është pjesë e kulturës shqiptare, shkruan “The Mirror”.

Bebe zbuloi se nëna e saj është martuar në moshën 17-vjeçare, ndërsa gjyshja në moshën 15 vjeç.

“Tashmë ka ndryshuar plotësisht, është më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta. Por kur unë isha më e re kishte djem që më kërkonin dorën për martesë. Ishte pjesë e kulturës. Tradita është e tillë, martohesh me një shqiptar shumë e re në moshë dhe më pas bën fëmijë”,- rrëfeu Bebe.

Bebe zbuloi se ishte nëna e saj ajo që e “shpëtoi” duke e inkurajuar të ndiqte ëndrrën e saj për muzikën.

“Teksa rritesha unë nuk lejohesha të ngrija zërin apo flisja në tavolinë dhe gjëra të tilla, por mami im luftoi për mua shumë dhe ajo ju thoshte njerëzve ‘Vajza ime nuk do të martohet’”,- tregoi më tej këngëtarja shqiptare.

Rexha tregoi se puthjen e parë e ka dhuruar relativisht vonë, kur ishte 23 vjeç, pra tetë vite më parë.

 

 

Burimi / Panorama Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top