FB

December 24, 2021 | 9:46

“Do jem gjithmonë në krahët e Gertit”- Balerina i përgjigjet ‘gojëve të liga’

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso janë çift prej vitesh jo vetëm në skenë, por edhe në jetë. Dhe s’kanë ndërmend të ndahen kurrë nga njëri-tjetri.

enada hoxha gerd vaso6

Gjatë një interviste, balerina e famshme u shpreh se, ajo dhe bashkëshorti i saj, do vazhdojnë të punojnë së bashku në skenë dhe nuk e shohin dot veten pa njëri-tjetrin.

enada hoxha gerd vaso1

Enada Hoxha iu përgjigj ‘gojëve të liga’ duke i thënë që “të vazhdojnë të ëndërrojnë”, ndërsa theksoi se për sa kohë do punojë në skenë do jetë në krahët e partnerit të saj.

enada hoxha gerd vaso

“Jo, nuk e di pse mërziten kaq shumë disa kur ne vazhdojmë dhe punojmë akoma. Le të mendojnë, le të ëndërrojnë ndryshe. Unë e kam thënë dhe vazhdoj, sa të jem në skenë do jem në krahët e Gertit, ne të dy jemi rritur tashmë në skenë dhe në jetë bashkë. Mendoj se ne e shohim gjithmonë njëri-tjetrin bashkë, nëse do vijnë oferta pune për mua që të kërcej me dikë tjetër apo për Gertin, mirë se të vijnë. E rëndësishme është që të jenë profesionale, të mira dhe s’jemi kundra”, u shpreh balerina.

enada hoxha gerd vaso2enada hoxha gerd vaso4enada hoxha gerd vaso5

enada hoxha gerd vaso8enada hoxha gerd vaso7

 

 

Burimi / PanoramaPlusOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top