Ardit Gjebrea ka zbuluar se do të jetë prezantuesi i Festivalit të Këngës në RTSH në natën e dytë të tij, përkrah Xhemi Shehut, Jonida Maliqit, Isli Islamit dhe Kelvi Kadillit.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjebrea ka ndarë emocionet e kësaj përvoje ku shkruan se më shumë se prezantues, “do të jem dëshmitar i një historie të cilën do ta përshkojmë me disa nga emrat më të spikatur, gdhendur në kujtesën dhe dashurinë e publikut”.
“Ishte viti i 30të kur këndova Këngën “Jon” – një këngë e cila ndau në mes dy epoka dhe ndan mes edhe historinë e 60 viteve. Dhe unë do jem në mes të Festivalit, në natën e dytë!
Rikthehem me shumë dëshirë për të përcjellë dashuri, nostalgji”, shkruan Gjebrea.
POSTIMI I PLOTË
Ky është viti i 60të për Festivalin e Këngës në Rtsh.
Unë do të jem prezantues i ftuar në natën e dytë dhe do jem në skenë me:
@xhemishehu_ @jonidamaliqi
@isli_islami @kelvikadilli
të cilët do të prezantojnë të 3 netët e Festivalit.
Më shumë se prezantues, do të jem dëshmitar i një historie të cilën do ta përshkojmë me disa nga emrat më të spikatur, gdhendur në kujtesën dhe dashurinë e publikut.
Unë vetë, raportin me Festivalin e kam jetuar në 3 dimensione:
1. Kantautor: “Jon” “I thuaj Jo” “Eja”
2. Kompozitor: Irma Libohova dhe Frederik Ndoci, Rovena Dilo, Mariza Ikonomi, West Side Family si dhe me Juliana Pasha deri në Eurovizion 2010.
3. Prezantues në 1996 dhe pasfestival 1997
Ishte viti i 30të kur këndova Këngën “Jon” – një këngë e cila ndau në mes dy epoka dhe ndan mes edhe historinë e 60 viteve. Dhe unë do jem në mes të Festivalit, në natën e dytë!
Rikthehem me shumë dëshirë për të përcjellë dashuri, nostalgji
Burimi / PanoramaPlusOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.