FB

October 30, 2021 | 8:26

“Do të flemë një orë më shumë”, të dielën rikthehet ora dimërore, akrepat zhvendosen 60 minuta prapa

Nata ndërmjet të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor shënon kalimin nga ora verore në atë dimërore. Kur të jetë ora 3 e mëngjesit, akrepat do të duhet të zhvendosen një orë pas për ata që ende përdorin orë mekanike. Nga ana tjetër, shumica e tabletave, telefonave celularë dhe kronografëve dixhitalë e bëjnë automatikisht këtë ndryshim. Pak rëndësi ka se si do të bëhet ky ndryshim, ajo që ka rëndësi është që ju do të ktheheni gjashtëdhjetë minuta pas, pra në orën 2 të mëngjesit.

“Do të flemë një orë më shumë” dëgjohet në mënyrë të papërshtatshme, do të ishte më e përshtatshme të thuhej se do të ketë një orë më shumë errësirë, që shumica do ta kalojnë duke fjetur. Nga ana tjetër, do të ketë një orë dritë më pak pasdite, duke i bërë ditët edhe më të shkurtra. Po kështu do të kemi një orë dritë më shumë në mëngjes. Si çdo vit, ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në pranverën e ardhshme, për të qenë të saktë deri në natën midis së shtunës 26 mars dhe të dielës 27 mars, kur akrepat do shkojnë 60 minuta para. Me çdo ndryshim të kohës, mund të ketë pasoja reale ose të perceptuara në mirëqenien tonë psikofizike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top