Dëshmi

November 4, 2021 | 8:25

Do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision”, Anna Gjebrea rrëfen prapaskenat e xhirimit të këngës “Stand by You”

Anna, vajza e moderatorit Ardit Gjebrea, u shpall fituese e festivalit “Junior Fest” në RTSH dhe së shpejti do të përfaqësojë Shqipërinë në Paris me “Junior Eurovision Song Contest 2021”.

anna gjebrea (2)

Ditën e djeshme, ajo ishte e ftuar tek “Rufina”, ku tregoi disa nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit të këngës “Stand by You”. Anna tha se zgjodhi pikërisht temën e bullizmit, sepse është një fenomen i përhapur në të gjithë botën dhe sepse shoqet dhe shokët e saj kanë vuajtur gjithashtu prej tij.

Ajo shtoi se urimin më të bukur pas fitores e ka marrë nga vëllai, i cili i ka thënë: “Shkëlqeve dashuri!”.

anna gjebrea (1)

“Do them të vërtetën mami nuk ishte problem fare, shumë mirë. Babi arriti një pjesë që duhet t’i thoja regjisorit ‘Të lutem, ma hiq babin se po më bën stres!’. Te skena që është djali ku unë i hedh librat, babi nuk e pëlqeu se si po e bëja unë dhe më thoshte ‘bëje kështu’, po më bënte presion psikologjik. Ndaj u detyrova ti thoja regjisorit ‘të lutem ma hiq babin’. Nuk e di çfarë bëri por ja doli”,- tha Anna duke qeshur.

Pas fitores, Anna reagoi në rrjete sociale, ku publikoi një foto të vetes me çmimin fitues të festivalit në duar.

“Nuk mund ta shpjegoj me të vërtetë se çfarë ndjeva kur emri im u shpall fitues i ‘Junior Fest’ në Shqipëri sonte. Unë jam me të vërtetë i lumtur që përfaqësoj vendin tim në ‘Junior Eurovision Song Contest 2021’ dhe do të bëj çmos! Faleminderit Zotit! Faleminderit RTSH për këtë mundësi”, shkroi ajo krahas imazhit.

anna gjebrea (3) anna gjebrea (4)

 

 

Burimi / PanoramaPlusOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top