Dëshmi

March 18, 2020 | 8:12

Doktori italian: “Nuk jam hero, por të gjithë bashkë do ia dalim”

Nuk më pëlqejnë selfiet. Megjithatë, dje, unë bëra këtë foto. Pas 13 orësh në Kujdesin Intensiv, pasi hoqa të gjitha pajisjet mbrojtëse, bëra një selfie.

Doktori italian, Nicola Sgarbi

Doktori italian, Nicola Sgarbi

Unë nuk jam dhe nuk ndjehem hero. Unë jam një person normal, i cili e do punën e tij dhe që, tani më shumë se kurrë, është krenar që mund ta bëj këtë duke dhënë gjithë veten në vijën e parë, së bashku me njerëz të tjerë të mrekullueshëm (mjekë, infermierë, teknikë, pastrues).

Kjo është arsyeja pse nuk shqetësohem shumë për orët e gjata në punë, shenjat mbi trupin tim, dhimbjet e shpinës, lodhjen, vaktet e kaluara dhe shumë më tepër.

E gjithë kjo do të kalojë. Do të kalojë falë jush, angazhimit dhe sakrificave tuaja. Do të kalojë nëse jemi të bashkuar në këtë përpjekje të jashtëzakonshme.

Mos u dorëzoni kurrë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top