Janë të pakta rastet kur dëgjon diçka të mirë për shqiptarët, por rasti në fjalë është padyshim nja akt për të merituar dhe titullin hero. Bëhet fjalë për kardiokirurgun e njohur shqiptar që jeton dhe punon në Irlandë, Kristo Papa, i cili i shpëtoi jetën një pasagjeri të avionit kur po udhëtonte me bashkëshorten.
Ka qenë ora 02:45 e mëngjesit të së mërkurës, kur pasagjeri 63-vjeçar i ulur pranë mjekut humbi ndjenjat. Doktori shqiptar u afrua pranë pasagjerit ku i dha ndihmën e parë duke konstatuar se kishte të bënte me një Lipotimi.
Përgjatë 40 minutave e cila ishte pjesa e mbetur e udhëtimit nga Cori Irlandës për në Verona, doktori shqiptar ka arritur ta mbajë në jetë deri në mbërritjen e ambulancës. Pas shoqërimit nga ekipi mjekësor për në ambulancë, të gjithë pasagjerët kanë duartrokitur veprimin e doktorit shqiptar duke e quajtur një hero.
Doktori e ka vizituar pasagjerin edhe në spital ku ka marrë konfirmim se ai është jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve të spitalit, nëse nuk do të kryhej ndërhyrja në kohë, 63-vjeçari do të kishte humbur jetën.
Burimi / joqalbania
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.