Vetëm disa orë pas vizitës së Princit të Kurorës William dhe gruas së tij Kate në Shtetet e Bashkuara në stadiumin TD Garden në Boston, ku çifti mori pjesë në një lojë Celtics është publikuar traileri i dokumentarit të Princit Harry dhe aktores Meghan Markle.
Në klipin e “Harry & Meghan”, siç titullohet dokumentari, shfaqen foto të çiftit nga pritja e dasmës, udhëtimi në Afrikë, deri tek paraqitja e tyre e fundit me familjen mbretërore para se të hiqnin dorë nga detyrat e tyre përkatëse.
Një nga pamjet në dokumentar,e cila ka marrë një vëmendje të madhe është pikërisht, aktorja Markle duke fshirë lotët e saj .Pyetja që ju është kërkuar çiftit për t’ju përgjigjur është :“Pse keni dashur ta bëni këtë dokumentar?
“Askush nuk e sheh atë që ndodh pas dyerve të mbyllura,” përgjigjet Harry duke shtuar se: “Më duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.