FB

July 5, 2021 | 10:44

“Dola te Ola” përmbyll sezonin në ambientin fantastik të “Prestige Resort”, kjo natë i ishte kushtuar vëllezërve korçarë…

“Dola te Ola” erdhi te teleshikuesit në momentin e duhur, atëherë kur të gjithë kishin nevojë për një program të tillë, të mbushur plot me rrëfime, refleksione, pozitivitet, emocione, dashuri dhe muzikë.

Një program që solli personazhe nga të gjitha fushat, të cilët kanë dhënë kontribute të vyera në shoqëri. Ata erdhën te publiku ndryshe, ku treguan për ndjenjat e tyre, për dëshirat, pendesat apo pengjet, me sinqeritet, si rrallëherë ndodh në emisionet televizive shqiptare.

Pas 4 muajve në studiot e News24, programi i fundit i “Dola te Ola” u zhvendos në një mjedis të mrekullueshëm pranë detit dhe pishave në Golem, në perlën e këtij bregdeti, në resortin “Prestige”. Ndryshe nga çdo herë tjetër përveç telespektatorëve, programin e ndoqën edhe spektatorë, të cilët kishin zgjedhur resortin e mrekullueshëm për të pushuar.

Programi filloi me një hyrje mbresëlënëse nga moderatorja Ola Bruko, e cila përshkroi mes emocioneve këtë rrugëtim të bukur që ajo ka bërë së bashku me të gjithë personazhet, të cilët i ka patur të ftuar. Një klip me momentet më të bukura të programit ishte po aq emocionues edhe frymëzues.

Kjo mbrëmje e fundit iu dedikua vëllezërve korçarë, atyre që me muzikën dhe ndërhyrjet e tyre e kanë bërë këtë program edhe më të bukur.

Vëllezërit korçarë në “Dola te Ola” treguan edhe për marrëdhënien që ata kanë me fëmijët e tyre. Kujtojmë që Stefi ka dy vajza, ndërkohë që Endri është prind i dy djemve. Teksa në studio u shfaq një fotografi e Stefit me vajzën e tij të madhe Maria kur ajo është bërë nuse, ai pa u menduar dy herë tha, “Është dita më e bukur e jetës sime”.

Vajza e tij është soprano me një talent të madh dhe në mes të muajit qershor ajo dha një koncert në një nga teatrot më prestigjiozë të Evropës në “Konzert Theater Bern” në Zvicër, ndërsa vajza e tij e vogël nuk ka dashur që të përfshihet në muzikë.

Ndërkohë Endri është baba i dy djemve dhe teksa u shfaq një fotografi e djalit të tij të madh, ai tha se Simone është rritur me sakrifica të mëdha pasi kishte vuajtur divorcin e prindërve në moshën 1-vjeçare, kur ende ishte foshnjë. Ai tregoi se në rritjen e djalit e ka ndihmuar shumë motra e tij. “Tani është rritur dhe kalojmë shumë kohë bashkë, madje ka filluar më bën edhe kritika”, tha ai.

“Dola te Ola” është padyshim suksesi i radhës i autores Ola Bruko dhe kryeredaktores Anila Jole, të cilat sollën të publiku një program të punuar me shumë dashuri, si një dhuratë të bukur pas pandemisë.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top