Lifestyle

September 26, 2017 | 8:12

Dolce e Gabbana: gruaja, mbretëresha e zemrave

Koleksioni i dy stilistëve për pranverë-verë 2018: horizont ngjyrash si në përrallë

Gruaja e imagjinuar nga Dolce dhe Gabbana për pranverë-verë 2018, e paraqitur në kalendarin e modës Milano Moda Donna, është një mbretëreshë e zemrave, e cila del nga një kuvertë e gjallë kartash me një mesazh dashurie për të gjitha gratë. Këtë e shpjegon Stefano Gabbana, “më shumë se thjesht të ndjekësh modën, thjeshtësisht t’i shohësh femrat të bukura”.

1

Dolce dhe Gabbana, besnikë ndaj stilit të tyre, u ofruan grave të tyre një përrallë, atë të princeshës që bëhet mbretëreshë, në tonet e lojës dhe gëzimit. Këtu shpërfaqet zbulimi i qëndisjes, printimeve, ngjyrosjeve dhe shpikjeve argëtuese si vathët, të cilët ngjajnë si topat te pema e Krishtlindjeve. Ka edhe veshje të tjera të llojit, korse, gupiere dhe dantella të zeza, të cilat prej kohësh karakterizojnë markën e djemve.

Stefano Gabbana thotë: “Është ADN-ja jonë, është ajo që gjenerata e re po kërkon. Kemi 32 vjet karrierë dhe të rinjtë duan atë që bëmë në fillim. Ne zbuluam se në Amerikë, në internet, rrobat origjinale shiten në 30-40,000 dollarë dhe pastaj vendosëm ta ribëjmë ne. Vajzat i duan jo sepse pëlqejnë stilin vintazh, por sepse janë gra: ato duan çantat, këpucët, të vishen seksi, të ndihen të bukura”.

Përgatiti Orjona Tresa

2

3

4

5

6

7

8

9

10

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top