Këndi i të rinjve

January 22, 2019 | 10:00

Dolli për dashurinë… kur ndjenjat për ty zotëroheshin sa për një mbretëri!

Faleminderit që më lëndove… Gjithçka paskësh qenë veç një lojë e bukur në rrethin e së cilës u vërdallisën dy trupa pa një shpirt. E atëherë kur mungon një shpirt është e pamundur të jetohet një dashuri e  plotë, një dashuri pa mungesë.

Enveida Kajushi, studente

Enveida Kajushi, studente

Mungon sot, s‘ka problem… jam mësuar pa ty. Problemi qëndron vetëm te shpresa që jep edhe pastaj e hedh tutje si një leckë e lodhur prej vitesh.

Besoj se e kuptove që jam lodhur mjaftueshëm për të të ofruar akoma më të mirën… ndaj, të lutem më fal në qoftë se zhgënjimi që pasqyrohet në sytë e mi, inati prej së cilit më ngrysen vetullat, buzëvarja ime të ka lodhur… Nuk mundem të qesh atëherë kur atë buzëqeshje ia kam varur një maske tjetër. Nuk mundet të më shkëlqejnë sytë atëherë kur rrezatimin e syve të mi e kanë marrë yjet e natës… Yjet pas së cilave kapesha për një shpresë.

image

…E tani, hëna në të cilën dikur gjeja shëmbëllimin e fytyrës tënde, sot nuk duket, ngase e kanë mbuluar retë në horizont… Ca re të zeza pa hije të bardhë. Tymi i zi pushtoi natën melankolike , e ai tym pushtoi edhe ndërgjegjet e zgjuara të natës, që sot janë harruar rrugëve, me të cilat jeta i kryqëzoi në të shkuarën pa një të ardhme.

E pyeti ndërgjegjen: Ku je sot?

Ahaha… Me të vërtetë nuk e di? A nuk ishe ti që e vrave pa menduar si? A nuk ishe ti që e njollose atë me pluhurat e djajve? Ku dreqin ishe atëherë kur ndjenjat për ty zotëroheshin sa për një mbretëri?

Dikur s’ishe, as sot s‘je… ndaj vështirë që kjo zemër të hapi dyert e saj të kalbura në një të ardhme të afërt.

imgKjo dashuri në mungesë më ka plagosur mjaftueshëm thellë sa për të më ndryshuar… Më ka kapluar shpirtin duke ma burgosur … Më ka ndrydhur trurin se kujtime pa ty nuk krijon dot memoria. Vargje muzike ndërtoj, por letrat i zhubros…

S’mundem të shkruaj dot pa dhimbje… Ndaj, vështirë të të them tani: TË DUA!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top