Në fokus

January 22, 2019 | 10:15

Ja pse udhëtimi ju fal më shumë lumturi se çdo gjë tjetër…

Shpenzimi i parave për udhëtime është shumë më shpërblyes se sa shpenzimi i parave në pasuri të prekshme: kjo gjë konfirmohet nga një studim i botuar në Journal of Consumer Psychology.

Udhëtim do të thotë të largohesh nga të vjetrit për të mirëpritur të rinjtë, të bëhesh njeri më i mirë për disa ditë dhe të jetosh momente unike që do të na bëjnë të ndihemi gjallë. Prandaj, nëse udhëtojmë, rrisim lumturinë tonë.

Të shohësh vende të reja, të njohësh kulturën dhe mënyrën e jetës së njerëzve të tjerë, ndihmon për të hapur më shumë mendjen për të nxitur evolucionin tonë dhe për të zvogëluar problemet dhe shqetësimet. Sa herë që udhëtoni e përballni veten me një përvojë të re, zbuloni anët e panjohura të vetes dhe pasuroni trashëgiminë emocionale.

Kjo është arsyeja pse udhëtimi do t’ju bëjë të lumtur shumë më tepër sesa Shopping-u, sipas një hulumtimi të botuar nga Journal of Consumer Psychology.

Emocioni zgjat me kalimin e kohës

Nëse blerja ju bën të lumtur dhe të kënaqur, kjo ndodh vetëm në momentin që e bëjmë atë, ndërsa  gëzimi i udhëtimit i reziston kohës. Kjo konfirmohet nga një studim i titulluar ‘A Wonderful Life’, botuar nga Journal of Consumer Psychology, i cili shpjegon se si udhëtimi, në kontrast me gjërat materiale, përbën pjesën më të gjerë të identitetit të një personi.

Është më emocionuese se të biesh në dashuri

Një studim i kohëve të fundit tregoi se udhëtimi është më emocionues se disa nga momentet më të rëndësishme në jetë si martesa ose të bërit fëmijë. Anketa përfshiu 17,000 njerëz nga 17 vende të ndryshme dhe 70% e pjesëmarrësve gjithashtu konfirmuan se shpenzimi i parave në një udhëtim i bën më të lumtur sesa blerja e ndonjë produkti material.

Kënaqësia e udhëtimit është afatgjate

Thomas Gilovich, një profesor i psikologjisë në Universitetin Cornell, shpjegon se si kënaqësia që vjen nga objektet materiale është e vërtetë, por shumë e shkurtër, sepse shumë shpejt ne mësohemi me praninë e tyre. Udhëtimi është një përvojë që na kënaq për një periudhë afatgjatë dhe që fillon nga momenti kur ne rezervojmë biletat dhe nuk përfundon asnjëherë. Në të vërtetë, efektet e tij mbeten brenda personalitetit tonë.

Mbushesh me energji

94% e njerëzve që largohen për një udhëtim kthehen të mbushur me energji. Edhe kompanitë kanë vënë re dhe e dinë se periudha e pushimeve është e nevojshme për të qenë më produktiv në punë (përndryshe, pse jepni ditë pushimi?).

Vetëbesimi ynë rritet, marrëdhëniet personale bëhen më të lehta për t’u menaxhuar, frika zvogëlohet. Dhe ne jemi më të lumtur.

 

Burimi / www.grazia.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top