Studiuesit e Universitetit Mjekësor “China Tianjin” kanë arritur në përfundimin se domatet janë një kurë shumë e mirë kundër depresionit.
Studiuesit analizuan zakonet ushqimore të 986 të moshuarve. Në fund të studimit ata arritën në përfundimin se ata që hanin domate dy deri në gjashtë herë në javë kishin 46% më pak mundësi të vuanin nga depresioni, krahasuar me ata që i konsumonin domatet më pak se një herë në javë.
Ky efekt vjen falë likopenit, antioksidanti që gjendet me shumicë te domatja. Likopeni mbron nga sëmundjet që lidhen me stresin oksidativ dhe kufizon dëmet e qelizave cerebrale.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.