Mirëqenie

May 18, 2018 | 10:01

Doni të dobësoheni? Ndiqni kurën me ujë…

Po bëni përpjekje për të humbur kilet e tepërta? Po lodheni nga dieta që ndiqni? Nëse po, kërkoni zgjidhje të tjera, qoftë dhe më të lehta?

Një terapi dobësuese është bërë popullore në botën perëndimore vitet e fundit, por prej kohësh është e njohur në Japoni.

Ku konsiston kura e ujit?

Edhe kura e ujit ka disa rregulla të sakta, por të thjeshta për t’u zbatuar. Sapo të zgjoheni pini 400-600 ml ujë natyral. E rëndësishme është të konsumohet para se të hani vaktin. Uji duhet të jetë në temperaturë ambienti ose i vakët. Nëse doni pak shije, i shtoni lëng të freskët limoni.

Mos u shqetësoni nëse sapo zgjoheni keni uri, pasi sasia e ujit që pini ju ngop për 45 minuta. Hani një mëngjes të lehtë me të gjithë ushqyesit, por mbi të gjitha, ushqime natyrale dhe jo mishra e yndyrna.

Një mundësi e mirë janë lëngjet e frutave ose sallatat, apo një tas qumësht me tërshërë e fruta të thata. Edhe vaktet e tjera duhet të jenë të lehta, në mënyrë që kura e ujit të funksionojë vërtetë. Dy orë pas vakteve nuk duhet të pini asnjë lëng, por duhet të siguroheni që të pini 2 litra ujë.

Këshilla të tjera:

Shtoni shumë pak kripë ujit, për të lehtësuar hidratimin e trupit. Dhe nëse doni një pije më të pasur keni frutat e freskëta apo dhe perimet jeshile. U njohët me kurën e ujit? E kishit eksperimentuar më parë?

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top