Sipas një studimi të ri, çiftet që përpiqen të bëjnë fëmijë duhet të dinë që mëngjeset e verës para orës 07.30, janë të duhurit për ngjizje.
Sipas shkencëtarëve sperma ka kohën e saj të brendshme 24-orëshe, dhe është më e fuqishme në orët e hershme të mëngjesit. Shkencëtarët zviceranë zbuluan gjithashtu se sperma është në formën e saj më të shëndetshme për të fertilizuar një vezë gjatë Marsit, Prillit dhe Majit.
Sperma e mbledhur në muajt e pranverës, kishte përqendrim më të madh ndërsa gjatë verës kishte një ulje të cilësisë së saj.
Mostrat e mbledhura herët në mëngjes, para orës 07.30, tregojnë një nivel më të lartë të përqendrimit dhe një morfologji normale. Studimi i botuar në revistën shkencore, Chronobiology International vjen mes lajmeve për rritje të infertilitetit.
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.