Studim

July 16, 2018 | 14:24

Studim / Duhanpirja rrit rrezikun për aritmi

Shkencëtarët holandezë pranë Qendrës mjekësore “Erasmus” në Roterdam paralajmërojnë se duhanpirësit dhe personat të cilët më herët e kanë pirë duhanin, janë më të rrezikuar për paraqitjen e çrregullimit të ritmit të zemrës, të njohur si fibrilacion atrial (AF).

Bëhet fjalë për tipin më të shpeshtë të aritmisë, që vetëm në SHBA prek dy milionë njerëz. ‘Reuters’ njofton se gjatë episodit të AF, aktiviteti anormal elektrik i zemrës bën që zemra të punojë në mënyrë të pakoordinuar dhe me ritëm të shpejtë.

‘Aritmia nuk është e rrezikshme për jetë, mirëpo me kalimin e kohës mund të sjellë deri te paraqitja e insuficiencës së zemrës, si dhe probleme të tjera shëndetësore’, pohojnë shkencëtarët holandezë.

Tashmë dihet se duhani dëmton shëndetin e zemrës, mirëpo nuk është ditur ndikimi i tij direkt në fibrilacion atrial. Autorët e këtij hulumtimi pohojnë se edhe ish-duhanpirësit janë të rrezikuar nga paraqitja e aritmisë.

Ky studim bazohet në të dhënat e 5.700 personave të cilët kanë qenë dhe atyre që janë duhanpirës, të moshave mbi 55 vjeç.

Këta persona janë 50% më të rrezikuar me rritjen e moshës të vuajnë nga problemet e aritmisë dhe nga problemet e tjera të zemrës. 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top