Mirëqenie

September 22, 2020 | 8:13

Donila Pipa: E tashmja e bën destinacionin tënd më të bukur, ku duhet vetëm të ecësh e të mos kesh frikë ta jetosh

 

Ndonjëherë ke frikë nga vetvetja, nga rrugët e jetës që të duken me kilometra të gjata ecje drejt një destinacioni…

Dr.Donila Pipa

Dr.Donila Pipa

Një destinacion që do ta nisësh dhe e di që duhet të jetë mbijetesë, që shumë herë duhet të heshtësh edhe kur e ndien që do të ulërasësh…

Një destinacion që nga jashtë e ëndërron të hysh dhe kur hyn mezi pret të dalësh pasi nuk ishte ëndrra që ti ëndërroje të ecje dhe zbathur si e marrë…

Një destinacion, që ti shumë herë mezi prisje të binte një yll nga qielli dhe të shprehje gjithmonë të njëjtën dëshirë…

Një destinacion që shumë herë të la në mesin e udhëtimit, pa benzinë, por prapë mendja jote gjeti një mundësi…

1

Një destinacion që quhet jetë, i bukur, i keq, ti nuk duhet të ndalesh të ndjekësh pasionet, ëndrrat, të ardhmen tënde…

Një destinacion ku shumë herë rrëzohesh, vritesh, qan, qesh, zhgënjehesh nga maskat, humbet besimin dhe shumë herë humbet vetveten…

Një destinacion që mëson që vlera më e madhe është të pranosh realitetin, dhe më e rëndësishmja të duash veten tënde…

Një destinacion që mundohesh të kesh frikë mbase ndonjëherë nga e tashmja, nga e vërteta, dhe vonë mëson që nuk duhet të heqësh dorë as nga vetvetja, as nuk mund të ndryshosh  egon e njeriut, por mund të mbash akoma parimet e tua, duke u përballur me problemet dhe duke folur, tani në të tashmen dhe jo nesër…

E tashmja e bën destinacionin tënd më të bukur, më ndryshe, por është destinacioni yt, ku duhet vetëm të mos kesh frikë ta jetosh, të luftosh dhe të ecësh!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top