Psikofakt

July 9, 2020 | 8:04

Donila Pipa: Spektatorë të dinjitetit njerëzor në marrëdhëniet e punës

 

Sot në një botë globale pune, punëmarrësi dhe punëdhënësi janë subjekte  të një kontrate pune që në momentin që vendosin ta lidhin atë. Palët në një marrëdhënie kontraktuale pune duhet të informohen, konsultohen, orientohen sipas procedurave të përcaktuara në Kodin e PUNËS dhe në kontratë, dhe jo të jenë pjesë e vendimeve arbitrale nga lart-poshtë.

PhD Donila Pipa

PhD Donila Pipa

A ju ka ndodhur të pranoni të jepni dorëheqjen, për t’u mos u hequr përsëri nga punëdhënësi pa një shkak të arsyeshëm apo për të mos pasur një referencë të keqe nga punëdhënësi, për  të punuar në tregun e klaneve shqiptare,

A ju ka ndodhur që  të diskriminoheni dhe të mosvlerësoheni për punën dhe pagën që merrni?

Sa herë keni heshtur, keni qarë pa zë, pasi nuk jeni pjesë e klaneve, partive, vendimeve arbitrale, jeni thjesht një punëmarrës i lodhur nga shuplakat dhe prapaskenat  e një vendi apo marrëdhënie pune?

Dhe lind pyetja, po shteti ku është?

Si akreditohen këto institucione kur s’ka staf, apo më falni stafi merret në punë sa akreditohen këto institucione dhe më pas vazhdohet përsëri me klane?

Sa here keni dashur të  ikni me vrap, të vraponi sa më larg, pasi nuk motivoheni dhe sulmoheni tek vendi i punës, me një luftë psikologjike dhe shumë herë të padrejte?

Përse, dhe të duket se mbase ju prish qokat dhe premtimet… që për punët dhe ndihmat e kryera do të kenë një vend pune te pamerituar mbase, por ja që është e mundur?

Nuk mund të flasim për të drejta në punë, në qoftë se nuk e nisim nga dinjiteti njerëzor, transparenca në marrjen e vendimeve apo profesionalizmi, pasi nuk mund të ecet gjithmonë me vendime partie, klanesh nga lart-poshtë… pasi dinjiteti njerëzor është vlera më e madhe në këto marrëdhënie pune apo në një shtet apo institucion!

Sot, secili nga ne nuk duhet të heshtë, por duhet të bëhet pjesë e fatit të tij kudo, media, ndërmjetësim, komisioner për mbrojtjen nga diskriminimi, pasi të drejtat nuk duhet të mbeten ne konventa te ratifikuara, ligje, kontrata apo raporte performancash!

Dinjiteti njerëzor në çdo fushë, por sidomos në marrëdhëniet e punës është vlerë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top