Mirëqenie

August 11, 2020 | 8:25

Doruntina Grulaj: Një botë plot sfida, dhe e drejta për të jetuar!

 

Në fëmijëri bota është si një pasqyrë e pastër, gjithçka duket e bukur derisa gjithmonë lumturia mbetet qëllimi ynë, qajmë por shumë na bëjnë të qeshim, të gjithë shumë na duan.

Msc Doruntina Grulaj

Msc Doruntina Grulaj

Kur fillojmë e rritemi po ashtu fillojmë krijojmë, ndërtojmë dhe kuptojmë jetën, realitetin, përballjen tonë ndaj gjithçkaje. Gradualisht futemi në botën me sfida nga më të ndryshmet. Atë çfarë na rrethon e shohim mbase jo njëjtë si më parë. Edhe sfidat, e të gjitha peripecitë e saj i marrim shumë herë acaruese. Shpeshherë jo ftohtë qëndrojmë karshi tyre, por prapë qëllimin e kemi, ta duam jetën.

Mundohemi të jetojmë të qetë, të lumtur, sipas asaj siç e mendojmë se është më e mira për ne.

Bota tanimë veçse po ndryshon. Çdo ditë e më shumë dëgjojmë se njerëzit kanë krizë në çdo lloj aspekti jetësor. Nuk gjejnë siguri dhe qetësi askund. Thuhet se asgjë nuk po shkon siç duhet, as siç është parashikuar. Për planet, ato shpesh nuk po realizohen. Njerëzimi nuk po arrin të gjejë as balancimin shoqëror. Situatat nuk po menaxhohen mirë. Politika ka humbur kuptimin udhëheqës dhe asgjë nuk besohet. Gjithçka sillet rreth manipulimeve dhe deklaratave shtetërore, acarimeve të shteteve mes tyre, gënjeshtrave politike dhe lajmeve të rrejshme e propaganduese.

1

Diskutime, informacione të shumta janë dëgjuar se bota nuk po gjen qetësi, ngjarje nga më tronditëse janë duke ndodhur, pothuajse fatkeqësi pas fatkeqësie.

Por, ne, në një botë me shumë probleme a kemi të drejtën të jetojmë si duam? A mund të ndryshojë gjithçka për një sekondë, përfshirë edhe jetën e secilit prej nesh? Këtë tanimë besoj se çdo i rritur e kupton dhe i është bindur, se sa hap e mbyll sytë, jeta jonë mund të marrë kah tjetër, andaj parashikimet tona mund të na befasojnë po aq sa njerëzit, ndodhitë dhe situatat.

E arsyeshme mbetet se “as hidhërimin, as gëzimin nuk duhet marrë afër zemrës”. Kjo e thënë, vërtet është e vështirë të praktikohet nga secili prej nesh, sepse të gjithë duam të jemi të ftohtë ndaj gjithçka negative që na rrethon dhe të shijojmë çdo moment të jetës por, të plotë nuk ndihemi asnjëherë. Gjithkund e gjithmonë diçka na mungon, andaj edhe kur duam diçka nuk e kemi, kur e kemi, prapë diçka nuk shkon sipas asaj që kemi menduar, dhe në bazë të kësaj ne nuk duhet të rebelohemi, përkundrazi duhet ta duam, të mjaftohemi me atë çka kemi, çka në është ofruar ta shohim si të domosdoshme dhe të plotë për ne, sepse mund të kemi më pak se disa dhe shumë më tepër se disa të tjerë. Por, këto krahasime kurrsesi nuk duhen bërë. Mbase secili ka jetën e tij dhe në bazë të sfidave që përballon ka dhe jep të drejtën e jetës.

“Të jetosh, të shijosh momentin e të thuash mos të presim se të nesërmes nuk i dihet, është një gjë e dashur por po aq e frikshme. Mbase ne vërtet duam të jetojmë momentin, por edhe të planifikojmë të nesërmen të cilën me shumë dashuri dhe optimizëm e presim”.

2

Krejt çka na duhet të jemi më të matur, të shohim të tjerët me dashuri siç duam të na shohin, të japim respekt që ta fitojmë atë, mos të përqeshim tjetrin sepse në vendin e tij mund të jemi ne vetë, dhe mbi të gjitha, mos të lejojmë askënd që të merret me punët dhe problemet tona, dhe kështu të marrin në dorë jetën tonë. Nuk ua kemi më borxh askujt jetën, kështu që nuk duhet të lejojmë të na japin detyra që nuk na takojnë e mos të marrim as përgjegjësi morale për tjetrin kur nuk meriton dhe nuk vlerëson praninë dhe raportin tonë çfarëdo qoftë ai.

Në botën me probleme plot, duhet të kemi të drejtën edhe për vete të jetojmë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top