FB

February 18, 2026 | 16:00

Dr. Albana Daka: MIKROBIOMA, sekreti i padukshëm që mban trupin në ekuilibër

 

Shëndeti i vërtetë nuk fillon vetëm nga analizat rutinë apo simptomat që shohim, por nga një botë e padukshme që jeton brenda nesh. Kjo botë quhet mikrobiomë, një komunitet i jashtëzakonshëm miliarda bakteresh “të mira” që punojnë çdo ditë për mirëqenien tonë.

fithealth-albana-daka-2

Sot, shkenca e konsideron mikrobiomën një nga shtyllat kryesore të mjekësisë moderne parandaluese, sepse ajo ndikon drejtpërdrejt në imunitet, tretje, energji, hormone, humor dhe madje edhe në plakjen qelizore.

Mikrobioma është si një ekosistem i gjallë brenda trupit dhe kur ajo është në ekuilibër, trupi funksionon më mirë:

-tretja bëhet më e lehtë

-vitaminat dhe mineralet përthithen më mirë

-imuniteti forcohet

-inflamacioni kronik ulet

-energjia dhe mirëqenia rriten

Kur ky ekuilibër prishet, trupi fillon të “ankohet”: fryrje, lodhje, infeksione të shpeshta, alergji, probleme hormonale apo shtim në peshë.

 

Mikrobioma intestinale dhe truri, lidhja e padukshme

Zorra shpesh quhet “truri i dytë” i trupit. Një zorrë e shëndetshme prodhon dhe rregullon një pjesë të madhe të neurotransmetuesve që ndikojnë drejtpërdrejt në humor, gjumë, përqendrim dhe mirëqenie mendore. Rreth 90% e serotoninës (hormoni i humorit dhe qetësisë), si edhe sasi të rëndësishme të dopaminës, GABA-s dhe acetilkolinës, lidhen me funksionimin e mikrobiomës intestinale.

Kur mikrobioma është në ekuilibër:

-humori është më i qëndrueshëm

-ankthi dhe stresi reduktohen

-gjumi përmirësohet

-përqendrimi dhe memoria mbështeten natyrshëm

Kur ka disbiozë, mund të shfaqen lodhje mendore, nervozizëm, ankth, çrregullime të gjumit apo ulje e motivimit.

 

Mikrobioma intestinale, baza e shëndetit, që në fëmijëri

Tek fëmijët, mikrobioma është ende duke u ndërtuar. Ajo ndikohet nga mënyra e lindjes, ushqyerja, infeksionet dhe përdorimi i antibiotikëve. Një mikrobiomë e shëndetshme në fëmijëri është një investim për imunitetin, zhvillimin neurologjik dhe ekuilibrin emocional të së ardhmes.

 

Mikrobioma intestinale tek të rriturit

Tek të rriturit, mikrobioma lidhet ngushtë me metabolizmin, energjinë, inflamacionin, plakjen qelizore dhe shëndetin mendor.

 

Mikrobioma vaginale,mbrojtja natyrale e gruas

Mikrobioma vaginale është mburoja e parë ndaj infeksioneve dhe luan rol kyç në shëndetin intim dhe riprodhues.

 

Mikrobioma endometriale, një hap i ri në shëndetin riprodhues

Endometriumi ka një mikrobiomë delikate, por shumë të rëndësishme për fertilitetin dhe implantimin e embrionit.

fithealth-albana-daka-2

Çfarë fiton nga testimi i mikrobiomës?

-Kupton shkakun, jo vetëm simptomat

-Merr këshilla të personalizuara ushqimore

-Ndërton një plan suplementimi të saktë

-Mbështet prodhimin natyral të neurotransmetuesve

-Forcon imunitetin dhe ul inflamacionin

-Rikthen ekuilibrin natyral të trupit

 

Shëndeti fillon nga brenda , dhe mikrobioma është çelësi

Testimi i i mikrobiomës intestinale, vaginale dhe endometriale në FitHealth ka rëndësi sepse na lejon të kuptojmë herët çekuilibrat e padukshëm që ndikojnë në imunitet, hormone, fertilitet dhe mirëqenie mendore. Duke e bërë këtë testim pjesë të praktikës së përditshme, FitHealth ofron kujdes të personalizuar, parandalues dhe të bazuar në shkencë , përpara se simptomat të shfaqen.

ADRESA: Rr. “Jordan Misja”, Pallati Panorama, Shkalla 2, Apartamenti 3, Tiranë
Tel: 04 22 22 572 | +355 67 41 37 773 | fithealth.al | Klinika Fit Health
[email protected] | www.fithealth.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top