Testi epigjenetik zbulon mungesat dhe tepricat që ka trupi, organizmi, i ndikuar dhe nga ambienti i jashtëm që na rrethon.
Në Tiranë, në fillim të dhjetorit, si dhe çdo muaj vjen një ekip profesionistësh, doktorë italianë, të cilët do të kryejnë testin për të gjithë të interesuarit. Prenotoni orarin tuaj dhe përfitoni nga Oferta!
Testi kryhet nga nutricionistë italianë të cilët vijnë çdo muaj për të zhvilluar e për ta analizuar testin në Itali dhe për t’ju sjellë më pas dosjen tuaj të personalizuar me dietën përkatëse që duhet të ndiqni. Anita Marku është e vetmja që e ka sjellë këtë test nga Firenze, bazuar në përvojën e saj, pasi e ka provuar vetë e para rezultatin. Që nga periudha e rinjohjes së trupit përmes këtij testi, ajo ka mundur të korrigjojë në dietën personale mënyrën e të ushqyerit të shëndetshëm për veten.
Testi epigjenetik është pa dhimbje, kryhet në ADN përmes flokut dhe mund të bëhet që nga fëmijët e deri tek të moshuarit. Në këto kohë kur jeta është bërë shumë intensive, jo gjithmonë arrijmë t’i kushtojmë vëmendjen e duhur ushqimit që hamë, duke neglizhuar këtë pjesë të rëndësishme të jetës tonë, ushqyerjen e shëndetshme. Por me sa duket nga ushqimi fillojnë dhe mbarojnë shumë probleme shëndetësore.
Mësoje shpejt, me një test të vetëm!
Shkenca moderne e kupton rolin e mjedisit dhe se si ai mund të ndikojë në gjendjen tonë të përgjithshme. Epigjenetika sheh shprehjen e gjeneve bazuar në ndikimin e sinjaleve mjedisore në ADN. Gjenet që janë në gjendje të kontrollojnë dhe rregullojnë biologjinë dhe për këtë arsye mirëqenien tonë fizike. Besohet se këta faktorë mjedisorë janë përgjegjës për më shumë se 98% të mirëqenies tonë fizike.
Sot është e mundur që falë testit epigjenetik të mësohet se cilat janë intolerancat ushqimore si dhe vitaminat, kripërat minerale, aminoacided, acidet yndyrore dhe antioksidantët për të cilat trupi ynë ka mungesë. Gjithashtu është e mundur të dihet nëse viruset, bakteret apo parazitët e tepërt ndikojnë në shëndetin tonë. Falë testit epigjenetik mund të eliminojmë ushqimet për të cilat jemi intolerantë dhe të hamë ato ushqime për të cilat jemi tolerantë.
Në total, testi vlerëson intolerancën ushqimore për 800 lloj ushqimesh si edhe 120 tregues të mungesës të vitaminave kripërave minerale, aminoacideve, acideve yndyrore dhe antioksidantëve. Mbi bazën e rezultateve të testit, doktorët italianë do t’ju rekomandojnë një dietë të personalizuar. Testi vlerëson bakteret, viruset dhe parazitët të cilët kanë krijuar rezistencë dhe që dëmtojnë shëndetin tonë. Testi vlerëson nëse kimikatet toksike ose metalet dëmtojnë shëndetin tonë. Testi vlerëson nëse ndërhyrjet mjedisore, siç janë fushat elektromagnetike, valët e telefonisë celulare ose monitorët e kompjuterëve, po krijojnë dëm në trupin tonë. Testi është pa dhimbje, i shpejtë dhe mund ta bëjnë pa asnjë lloj problemi që nga fëmijët deri tek të moshuarit. Ai mund të kryhet në çdo orë të ditës dhe nuk kërkon përgatitje paraprake.
Me aplikimin korrekt të këtij testi do të ketë rezultate të dobishme për:
- obezitetin dhe mbipeshën
- alergjitë e lëkurës
- ndryshimet e metabolizmit
- largimin e toksinave
- dhimbje kronike të kokës
- nëpërmjet lëngjeve nga organizmi
- gastriti
- lodhje kronike
- çrregullime intestinale
- luhatje humori
Jola Puci
Testi epigjenetik më ndryshoi jetën!
Ndër dëshmitë e shumë personave, rasti i Jolës është i veçantë. Rënia në kontakt me Anitën dhe njohja me testin epigjenetik bëri që ajo zbulonte më shumë mbi përfitimet e ushqyerjes sipas nevojave që kishte vërtetë organizmi i saj. Falë këtij testi epigjenetik, ajo gëzon linja dhe shëndet të plotë. “Mësova nga koleget për këtë analizë dhe mora informacion. Rashë dakord dhe iu përkushtova”. Për Jolën, ndryshimi i vërtetë erdhi pas javës së parë. Si fillim këshilluar nga mjekët italianë, ajo ndoqi një dietë suplementesh, e cila kishte për qëllim pastrimin e trupit nga toksinat dhe përgatitjen për fazën e dytë. Pas mbërritjes së përgjigjes së analizës pas 3 javëve, u përcaktua se çfarë duhej të konsumonte trupi i saj. “Atë që ndryshova te vetja ime ishte respekti për organizmin, për trupin tim. Një ballafaqim të problemit që ke dhe si duhet ta përballosh. Gjatë kohës që unë e kam bërë këtë dietë, nuk kam pasur humbje imuniteti apo uri, madje isha energjike. Dallimi ishte te shfryrja graduale, lehtësimi, rënia në peshë. Brenda 20 ditësh pashë ndryshimin drastik. Nuk kishte nevojë as për tonifikim. Shpjegimi logjik erdhi gradualisht. Duhet të dimë se çfarë hamë e të kemi respekt për trupin. Rezultatet kanë ndikuar shumë te puna ime. Këtë eksperiencë të bukur dua ta ndaj me të gjithë. Bëjeni këtë test epigjenetik, të cilin ia kam bërë edhe vajzës sime adoleshente”.
+355 69 63 75 822
Intoleranca Ushqimore ne ADN
adn.aiu.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.