Në fokus

December 10, 2018 | 13:48

Refuzohet nga agjencitë e reklamave sepse ka Sindromën Down: tani ai është një yll i mediave sociale!

Fëmijët e lindur me sindromën Down konsiderohen të veçantë dhe shpesh ata janë gjithashtu shumë të bukur. Por jo të gjithë i pranojnë këta engjëj të mrekullueshëm të vegjël.

Kjo është historia e një nëne të një fëmije të ëmbël me sindromën Down, misioni i së cilës është të ndryshojë industrinë e reklamave pasi djali i saj u refuzua për një fushatë reklamuese për shkak të “kushtit të veçantë” të tij.

Fëmijët e lindur me sindromën Down në Shtetet e Bashkuara

Çdo vit, rreth 6,000 fëmijë lindin me sindromën Down, e cila është e barabartë me 1 në 700 në Shtetet e Bashkuara. Statistikat tregojnë se në vitin 1960, njerëzit me sindromën Down jetonin deri në rreth 10 vjet. Në vitin 2007, mesatarisht, këta njerëz arritën të jetojnë deri në rreth 47 vjet. Në ditët e sotme, ata mund të jetojnë një jetë të plotë, si gjithë të tjerët, dhe ndonjëherë edhe të bëhen heronj. Por pse, pavarësisht se jemi në shekullin 21, ka ende paragjykime?

Fëmija me sindromën Down refuzohet  nga fushata e reklamave

Meagan Nash është nëna krenare e djalit të saj të adhurueshëm, Asher 15-muajsh. Foshnja lindi me sindromën e Down. Asheri është një fëmijë inteligjent dhe kurioz, i cili vazhdon të zbulojë botën çdo minutë. Meagan vendosi të dërgojë fotot e djalit të saj në një agjenci lokale të modës në Gjeorgji, pasi mendonte se fëmija i saj kishte çdo shans për t’u përfshirë në fushatat reklamuese të disa kompanive. Por Nash u refuzua.

Kur nëna dëgjoi arsyen pse agjencia nuk e pranoi fëmijën e saj, u zemërua. Sipas tregimit të Meagan, pronari i agjencisë i raportoi asaj se ajo nuk mund ta pranonte Asherin sepse kompania nuk specifikonte “nevoja të veçanta”. Pavarësisht përgjigjes, Meagan nuk kishte ndërmend ta linte me aq. Ajo vazhdoi të qëndronte krah djalit të saj dhe të bashkohej me kompani të tjera. Dhe në fund, përpjekjet e saj u shpërblyen.

Asheri u propozua të ishte model për OshKosh B’Gosh. Meagan nuk mund ta besonte kur menaxheri i kompanisë e kontaktoi atë dhe i tha se ata nuk mund të prisnin të “ndryshonin mënyrën e reklamimit, duke përdorur fëmijët me aftësi të kufizuara në të ardhmen”.

Por kjo nuk është e gjitha! Në pak kohë Asheri është bërë një yll i vërtetë i mediave sociale. Fotot e tij, të botuara në disa faqe të Facebook, përfshirë “Kids with Down Syndrome”, janë bërë virale dhe kanë fituar mbi 100,000 “Like”. A do ta kishit imagjinuar?

Pas suksesit të arritur edhe pronari i kompanisë që nuk  pranoi fillimisht Asherin, ka pranuar që Nash t’ia dorëzojë përsëri fotot. Duket se Asher ka çdo mundësi të bëhet një yll i vërtetë në të ardhmen. Natyrisht, ai duhet të falënderojë nënën e tij të mrekullueshme për punën dhe këmbënguljen e madhe në ndjekjen e ëndrrës së tij. Ajo i tregoi pjesës tjetër të botës sa të mrekullueshme janë këta fëmijë dhe se nuk duhet të trajtohen ndryshe!

Burimi / fabiosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top