Dëshmi

April 5, 2018 | 14:35

Dr.Arnold Mboqe: Kur familja jonë kujdeset për tuajën / Dentisti, mjeku tek i cili duhet të kesh më shumë besim!

Nga Orjona Tresa

Ndodh që kirurgut abdominal, atij ortoped apo kardiokirurgut, mund të mos ia shohësh derën e sallës së operacionit asnjëherë në gjithë jetën tënde. Por tek mjeku stomatolog, e sidomos tek ai i specializuar në kirurgji, do të shkosh, do apo nuk do. Është pikërisht ai tek i cili ke futur si në një siguracion “kasko”, 36 dhëmbët e tu. Dhe sado rruazë t’i kesh këto dhëmbë, dikush a dikur, do të fillojë nga nazet, se s’bën.

3

Klinikën “Mboqe Dental Care, me katër mjekë të specializuar brenda saj, të cilët mbajnë të njëjtin mbiemër, mund ta gjesh edhe me nuhatje. Mjafton të pyesësh dikë andej nga “Komuna e Parisit” dhe do të marrësh një përgjigje me doemos. Klinika është aq e famshme, sa pacientë me probleme të rënda shkulen nga qyteti e vijnë aty, të sigurt se do të gjejnë shpëtim. Për doktor Ladin, primarin e kësaj klinike, që prej kohësh thuhej se kishte dorën e lehtë, aq sa nuk e kuptoje kur të bënte një gjilpërë mpirje, kur punonte me frezë për të pastruar dhëmbët të gradës së katërt, por dhe kur të shkulte një dhëmballë, e cila nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi. Meqenëse kur shkon tek dentisti duhet ta ndash mendjen, edhe unë mora guximin dhe e provova si fillim. Sot që më duhet të bëj këtë shkrim për klinikën “Mboqe” kanë kaluar 15 vite nga ajo ditë. Dhe nuk ka asnjë çudi që kësaj klinike i kam besuar jo vetëm dhëmbët e mi, por të së gjithë familjes, 144 gjithsej.

E ndërsa Vladimiri dhe Arnoldi merren me ne të rriturit, fëmijët janë në dorën e sigurt të Teutës. Dhe kaq për veten, sepse pacientët e tyre nuk kanë të mbaruar. Ndaj Arnold Mboqe, që me siguri përgatitet që në një të ardhme të marrë në dorë frenat e klinikës, i pyetur rreth profesionit të stomatologut thotë se: dentisti është mjeku tek i cili duhet të kesh më shumë besim.

INTERVISTA

Dr.Arnold Mboqe, mjek stomatolog

Dr.Arnold Mboqe, mjek stomatolog

E nisim me prezantimin, “Mboqe Dental Care”, prej sa vitesh operon në një treg të gjerë si stomatologjia dhe përse ky emër?

Mboqe Dental Care është krijuar nga kirurgu Vladimir Mboqe dhe mjekja stomatologe Teuta Mboqe në 1994 në qytetin e Përmetit, për t’u transferuar në vitin 2000 në Tiranë ku dhe vazhdon të operojë aktualisht. Pra le të themi 24 vite pasion, sakrifica dhe eksperiencë. Mboqe Dental Care, sepse përcjell filozofinë e punës sonë, jo vetëm shërbim brenda një seancë, por përkujdesje dhe përgjegjësi nga familja jonë për familjen tuaj.

Si funksionon ndarja e profesionit tuaj në shërbime të profilizuara?

Stomatologjia është një profesion multidisiplinar, që kërkon njohuri specifike të thelluara rreth profileve të ndryshme që ofron. Pikërisht këtu lind nevoja që dhe shërbimet e ofruara të ndahen sipas karakteristikave, pasionit dhe mbi të gjitha, kualifikimit të secilit mjek. Në klinikën tonë jemi munduar të jemi përplotësues të njëri-tjetrit; Dr. Vladimiri mbulon kirurgjinë maxillo-faciale, implantologjinë dhe protetikën (zëvendësimin e dhëmbëve të munguar), Dr.Teuta mbulon terapinë dhe pedodoncinë (terapinë me fëmijët), ndërsa unë kujdesem më së shumti për dentistrinë estetike (jo thjesht trajtimi i problematikave, por përfundim sa më estetik i mundshëm të tyre) si dhe ortodoncinë, që me fjalë të thjeshta konsiston në keqkafshimin te fëmijët dhe të rriturit.

ladi-me-teuten

Dr.Vladimir Mboqe, mbulon kirurgjinë maxillo-faciale, implantologjinë dhe protetikën & Dr.Teuta mbulon terapinë dhe pedodoncinë

Çfarë mund të më thoni rreth ortodoncisë?

Ortodoncia është ndoshta profili më specifik për mënyrën e përqasjes dhe trajtimit, për këtë arsye prej vitesh i jam dedikuar kualifikimit rreth saj, si dhe vazhdoj studimet master në Universitetin Tor Vergata, Romë. Ortodoncinë, për të qenë sa më i qartë për lexuesin, do ta ndaja në dy pjesë: e para është drejtimi i dhëmbëve, që mund të kryhet absolutisht në çdolloj moshe, nga fëmijët deri tek të moshuarit, me anë të aparateve të lëvizshme, fikse apo maskerinat trasparente. E dyta, por jo nga rëndësia, është korrigjimi i strukturave kockore, e cila realizohet deri në moshën e pubertetit dhe për këtë arsye gjej rastin t’u bëj thirrje prindërve të kryejnë vizitat përkatëse sa më herët të jetë e mundur, menjëherë mbas daljes së dhëmbëve të qumështit, si dhe mjekëve pediatër, pse jo dhe mësuesve të shkollave të rekomandojnë prindërit te mjeku ortodont.

2Si punoni me pacientët në një mjedis dentar ku njerëzit shpesh janë nervozë dhe me dhimbje?

Përqasja psikologjike e pacientit me mjedisin dentar është thelbësore, dhe kjo fillon te detajet më të vogla, si arredimi, ngjyrat, aroma dhe format brenda klinikës. Pacienti ka nevojë të ndihet i mirëpritur, komod dhe i relaksuar. Mendja e tij duhet të jetë sa më larg impaktit të një institucioni shëndetësor. Dentisti duhet të përcjellë çdo informacion rreth procedurave që do ndiqen, të tregohet delikat në shpjegimin e problemit, të arrijë të përcaktojë tonalitetin e zërit, gjuhën e trupit dhe vëmendjen ndaj pacientit, për të lehtësuar çdo frikë apo pasiguri. Me pak fjalë, pacienti duhet të ndjehet emocionalisht brenda një familjeje.

3

Të tregohesh i vëmendshëm në detaje, sa rëndësi ka në fushën e dhëmbëve?

Mjekësia zhvillohet sipas kërkesave të shoqërisë dhe individit. Mjekësia bashkëkohore kërkon të jesh medoemos jo vetëm profesionist në atë që bën, por mbi të gjitha perfeksionist. Vlerësimi dhe kujdesi në detajet më të vogla në çdo aspekt të punës, dallojnë një mjek konvencional nga një mjek modern.

Çfarë do t’i këshillonit lexuesit sa i takon përzgjedhjes së një klinike dentare dhe përse nuk duhet ndryshuar mjeku stomatolog?

Studimet tregojnë që dentisti është mjeku tek i cili duhet të kesh më shumë besim. Çdokush meriton të marrë shërbimin aty ku ndjehet më mirë, ku krijon më shumë besim dhe ku i përcillet vazhdimisht siguri, cilësi dhe përkujdesje. Profesionalisht do të rekomandoja lexuesit të përzgjedhin në mënyrë afatgjatë mjekun, i cili do përvetësojë çdo detaj të shëndetit të tyre, në mënyrë për të pasur një kuadër sa më të plotë në kohë rreth kujdesit dentar dhe jo vetëm.

1

Sa besnikë keni bërë në një investim prej më shumë se dy dekadash?

Mendoj se përgjigjen më korrekte do ta jepnin pacientët, të cilët kanë zgjedhur të besojnë Mboqe Dental Care. Modestisht përpiqemi t’u jemi mirënjohës çdo ditë pacientëve tanë si dhe mirëpresim këdo që ndan të njëjtin vizion me familjen tonë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top