Muaji dhjetor është padyshim një muaj festiv, ku përtej angazhimeve ditore, përpiqemi të gjejmë kohë për t’u bërë dhurata të dashurve, të afërmve apo miqve. Pritshmëritë janë të ndryshme, duke i bazuar në personalitetin e tyre. Megjithatë, fort mirë e dimë se ato që dominojnë në pëlqimin e dhuratave këtë muaj festiv, janë padyshim vajzat dhe gratë. Dhe ato, në shumicën e tyre, nuk duan thjesht një dhuratë të paketuar bukur nën pemë, por preferojnë të ndihen më të bukura estetikisht. Mes kartave të bukurisë dhe produkteve të kujdesit të lëkurës që mund t’u bëni nënave, motrave apo mikeshave, kompromisi i duhur për ta nisur vitin më rrezatues është një paketë trajtimesh estetike.
Në Dermo Estetikë Unik kjo dhuratë vlen shumë, sepse është klinika ku merrni gjithë vëmendjen që meritoni. Falë kombinimit perfekt të dyshes Dr. Denisa Zhegu dhe Dermoestetistes Redis Zhegu, trajtimet kirurgjikale, dermatologjike dhe estetike përftohen me një garanci absolute suksesi për mirëqenien jo vetëm të lëkurës së fytyrës dhe trupit tuaj, por mbi të gjitha të aspektit shpirtëror, i cili meriton gjithashtu kujdes maksimal.
Trajtim fytyre
Është koha për të rigjeneruar trupin dhe mendjen. Një nga trajtimet më të njohura për femrat është sigurisht ai i fytyrës , ku përqendrohet pjesa më e madhe e vëmendjes. Femrat duan që fytyra e tyre të jetë më e freskët, më e shndritshme dhe e qetësuar. Falë proceseve gjithnjë e më pak invazive dhe zbulimeve të estetikës moderne, përtëritja e fytyrës është e mundur të arrihet me kombinimin e një sërë trajtimesh dhe produkteve specifike kozmetike.
Trajtimet me lazer Alexandrite me 3 gjatësi vale për heqjen e qimeve
Dimri është gjithashtu koha tipike për të filluar një trajtim për heqjen e qimeve me lazer, kështu që ju mund të përgatiteni për pranverë dhe verë. Kjo Dhuratë Bukurie vlen, sepse largoni përfundimisht qimet nga trupi juaj.
Trajtime për reduktimin e depozitave të yndyrës
Një trajtim i lokalizuar përmes vetive të dritës LED, ideale për ijet, barkun, kofshët, krahët.
Lazer për heqjen e njollave
Teknologjia Yag përdor gjatësi vale të rregullta për të siguruar delikatesën e ndërveprimit në lëkurë. Gjatësia e veçantë e valës e zhvilluar është projektuar posaçërisht për t’u përthithur vetëm nga qelizat që përmbajnë melaninë, duke parandaluar dëmtimin e indit përreth.
Tonifikim i trupit
Disa seanca janë një trajtim i shkëlqyer për tonifikimin e vitheve, krahëve, barkut, këmbëve në më pak se tridhjetë minuta. Pajisjet e mjekësisë estetike, falë programeve të shumta të personalizuara, veprojnë në 3 nivele të stimulimit të muskujve: aerobik, rimodelues dhe forcues.
Trajtime trupi për të dashurat, nënën apo vjehrrën
Një dilemë e këndshme, por me siguri shumë e pëlqyeshme. Për të dashurat një trajtim trupi me vajra esencialë, ndoshta të kombinuar dhe me një krem trupi është dhurata e përsosur. Ndërsa për nënat një trajtim fytyre i përshtatshëm me moshën apo një masazh relaksues i këndshëm është një dhuratë super e mirëpritur.
Adresa: Rruga “Vllazën Huta” përballë ish-Poliklinikës Iraniane, Tiranë 39
Cel: +355 (0) 68 29 32 472 | email: [email protected] | Instagram Dr.DenisaZhegu
Botuar në Revistën Psikologjia Dhjetor Nr. 186 – Viti 2022
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.