Këshilla & Arsye

March 20, 2018 | 10:55

Dr. Edi Tushe: Ushqyerja me gji dhe me ushqimet e ngurta

Ushqyerja me gji, ashtu siç edhe aspektet e tjera të prindërit, është një proces proces gradual i rritjes së pavarësisë së bebit dhe një pakësim i përfshirjes tuaj. Këtë gjë ju mund ta keni hasur gjaët gjysmës së parë në vitin e parë të jetës atëherë kur fëmija filloi të mësojë të pinte gjirin e shtrydhur nga gota apo shishja me biberon, dhe ju ishit e lirë të shëtisni pa e marrë fëmijën me vete.

Dr.Edi Tushe, mjek pediatër

Dr.Edi Tushe, mjek pediatër

Por pavarësisht kësaj, ju të dy ishit të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin për shkak të ushqyerjes me qumësht gjiri.

1

Gjatë pjesës së dytë të vitit, qumështi i gjirit do vazhdojë të sigurojë pjesën më të madhe të ushqyesve, edhe pse fëmija do fillojë të provojë ushqime të reja dhe të ngurta. Pavarësisht kënaqësisë që do të provojë duke njohur shije të reja, përvoja e fëmijës me ushqimet e ngurta është thjesht një praktikë për të ardhmen. Është e rëndësishme që fëmija të vazhdojë të marrë mjaftueshëm qumësht gjiri që të plotësojë nevojat e tij në ushqim.

Njohja e ushqimeve

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon ushqyerjen me gji si të vetmin burim të ushqyerjes për fëmijën deri në moshën 6-muaj. Kur fillon shtesa në ushqime, në dietën e bebit ushqyerja me gji duhet të shkojë deri në 12 muaj. Ju mund ta vazhdoni ushqyerjen me gji pas 12-muajsh, nëse ju dhe bebi e doni këtë. Konsultohuni me pediatrin për shtesat në vitaminën D dhe suplementet e hekurit gjatë vitit të parë të jetës.

Prindërit me alergji ushqimore këshillohen që të shmangin ushqime që shpesh shkaktojnë alergji, p.sh: qumështin e lopës, bulmetra dhe ushqime me përmbajtje kikiriku ose arra të tjera. Por, së fundmi, studimet tregojnë se njohja e vonuar me disa ushqime mund që në fakt të rrisë riskun e fëmijës për alergji ushqimore dhe alergji respiratore.

Nëse alergjitë nuk janë të pranishme, atëherë merruni me vëzhgimin e bebit për të parë nëse është i interesuar në gjetjen e ushqimeve të reja, dhe filloni t’ia jepni gradualisht, një e nga një.

Shenjat që një bebe e rritur është gati për ushqime të ngurta përfshijnë: Qëndrimi ulur me ndihmë minimale nga ty, kontroll i mirë i mbajtjes së kokës, përpiqet të kapë ushqim nga pjata jote, ose të refuzojë ushqimin kur nuk është i uritur. Bebi mund të jetë gati për ushqimet e ngurta, nëse është i uritur, pasi i keni dhënë gji.

Ushqimet e para

Meqenëse depot e hekurit në bebet e ushqyera me gji fillojnë dhe bien pas 6 muajsh, zgjedhja e ushqimeve të ngurta duhet të jetë e atyre që janë të pasura me hekur, p.sh: mishi i gjelit të detit, pula, mishi i vicit.

Mishrat janë burim shumë i mirë i proteinave cilësore, hekurit, zinkut dhe ofrojnë vlera më të larta ushqimore sesa frutat, perimet dhe drithërat.

Drithërat e pasuruara me hekur, p.sh: orizi ose miell orizi, apo bollguri, janë ushqime të tjera të ngurta që plotësojnë qumështin e gjirit.

Kur fillojmë të ushqejmë një fëmijë me drithëra, shikoni me kujdes etiketën, për t’u siguruar që është një produkt unik dhe nuk ka shtesa me fruta ose qumësht, kos, apo formule infantile. Kjo që e ul mundësinë e një reaksioni alergjik.

Ju mund ta bashkoni drithin me qumësht gjiri ose qumësht formulë (këtë të fundit duhet t’ia keni dhënë më parë fëmijës), duke e bërë atë një përzierje të holle konsistente.

2Pasi bebi të mësohet me shijen dhe përbërjen, gradualisht filloni ta bëni përzierjen më të trashë dhe filloni të rrisni sasinë.

Sapo fëmija të ketë provuar këto shije të reja, filloni ta njihni atë me lëngun e mollës, dardhën, pjeshkën, bananen, ose fruta të tjera të shtypura apo të shtrydhura, si dhe perime p.sh: karota të pjekura, bizele dhe patate të ëmbla. Jepini vetëm një ushqim në vakt dhe prisni disa ditë para se të shtoni një ushqim të ri, për t’u siguruar që fëmija nuk ka reagim negativ.

Pasi të kuptoni se cilin ushqim fëmija pëlqen dhe cilin jo, marrëdhënia juaj do të orientohet përmes funksionit të ushqyerjes së fëmijës, jo thjesht dhe vetëm përmes gjirit, i cili do të jetë suplementar. Kujto që ta mbash fëmijën të ekspozuar ndaj një variacioni të madh ushqimesh. Studimet kanë treguar që disa fëmijëve u nevojitet një ekspozim i zgjatur ndaj një shijeje të re, derisa të mësohen me të.

Një bebe e ushqyer me qumësht gjiri ka njohur shije të ndryshme prej qumështit të gjirit të nënës, sipas dietës që ajo ka përdorur, kështu që ushqimet e ngurta shpesh janë familjare për fëmijët e ushqyer me gji.

Bebi kërkon vetëm disa lugë në kohën kur fillojnë ushqimet e ngurta. Meqenëse ushqimet e para supozohen të jenë shtesa dhe jo zëvendësuese të qumështit të gjirit, jepjani këto shtesa në mbrëmje vonë, zakonisht kur sasia e qumështit është më e pakët se në pjesët e para të ditës.

Disa pediatër rekomandojnë shtesa në hekur.

Në këtë rast bëni kujdes t’i jepni dozën e saktë që ka përshkruar doktori. Mbajini vitaminat dhe ilaçet larg kapjes nga fëmijët.

3

Gradualisht do të kuptoni se me shtimin e vakteve të ushqimit të ngurtë, numri i ushqyerjes me gji do të fillojë të pakësohet. Një bebe që ushqehej çdo dy apo tre orë jatë periudhës së hershme të fëmijërisë, mund të kërkojë tre apo katër herë vakte të gjirit në ditë, së bashku me vaktet e drithërave rreth muajit të 12-të.

Deri atëherë, kur tenton të largosh bebin, kujdesu që ta ushqesh me gji sa herë që bebi dëshiron, për t’i siguruar furnizimin me qumësht. Për të lehtësuar tendosjen e gjirit, mund të jetë e nevojshme që ta shtrydhësh gjirin, meqenëse kërkesa e bebit për gji pakësohet. Qetësimi i gjirit është një arsye më shumë që këshillohen ushqimet e ngurta, për t’i lejuar trupit që të përshtatet me ndryshimet e tjera. Në harkun e muajve të tjerë, do të zhvillohet një situatë e re, pa dhimbje, dhe tepër graduale e marrëdhënies kërkesë dhe furnizim.

Last Updated 11/21/2015

Source Adapted from New Mother’s Guide to Breastfeeding, 2nd Edition (Copyright © 2011 American Academy of Pediatrics)

Marrë nga: https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=565420383832743&id=240265189681599

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top