Lëvizjet “No vax” që mbështesin me forcë mosvaksinimin, sipas Komisionerit europian për Shëndetësinë, Vytenis Andriukaitis “mbajnë përgjegjësi morale për vdekjen e shumë fëmijëve”. Deklarata e ashpër u lëshua gjatë një konferencë për shtyp, e thirrur për prezantimin e situatës së shëndetësisë në Bashkimin Europian, gjatë së cilës Andriukaitis iu përgjigj në këtë mënyrë pyetjes së një gazetareje mbi temën e lëvizjeve që në Europë i kundërvihen praktikës së vaksinimit.
Vazhdimi i përgjigjes nuk qe më i butë se pjesa e parë: “Familjet që ua vunë veshin rekomandimeve të “No vax” u detyruan të varrosin fëmijët e tyre. Ata që e kundërshtojnë imunizimin, i këshilloj të bëjnë një shëtitje nga varrezat europiane, ku ka ende varre njerëzish që kanë vdekur në shekullin e nëntëmbëdhjetë, sepse nuk kishte vaksina atëherë. Këto lëvizje na çojnë dekada pas, në vitet e obskurantizmit”.
Vaksinat shpëtojnë jetë. Vaksinat jo vetëm duhet të bëhen, por edhe duhet të kontrollohen nëse kanë dhënë imunitet. Testi i imunizimit të vaksinës së fruthit është me rëndësi që përcakton nëse duhet të rivaksinohemi apo jo. E bëjnë të gjithë fëmijët mbi 2 vjeç.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.