Mos i lejoni alergjitë të prishin jetën tuaj. Një ngarkesë pluhurash në hundë, sy apo rrugët e frymëmarrjes, mund të bëhet pengesë serioze për shëndetin tuaj. Astma është një nga sëmundjet që vuajnë më së shumti të vegjlit, ndërsa lënia pas dore mund të shndërrohet në një problematikë kronike dhe serioze për jetën. Në Klinikën Mjekësore Vera-Virhov, protokollet e standardeve perëndimore, rigoroze në përmbajtjen e tyre, kanë shpëtuar dhe ndërtuar një cilësi të mirë jete për pacientët e vegjël por edhe ata të rritur, të cilët janë drejtuar për një zgjidhje mbi problematikat e shkaktuara nga alergjitë. Udhëhequr nga mjekja Enkeleda Kryeziu (Zekthi), terapitë e personalizuara në Vera-Virhov kanë ndihmuar në shërimin e personave të prekur. Veçanërisht në stinën e vjeshtës ku ndodhemi, alerti që duhet të tregojmë ndaj alergjive sezonale, duhet të jetë i lartë, për të shmangur gjithmonë rrezikun më të madh.
Dr. Enkeleda Kryeziu (Zekthi), Mjeke Alergologe dhe Imunologe Klinike për fëmijë dhe të rritur
Personat që vuajnë nga alergjitë ose astma, nga fundi i stinës së verës dhe fillimi i vjeshtës shpesh raportojnë një përkeqësim të simptomave si: bllokim të hundës, teshtitje në grupe, rrjedhje hundësh (rinitit alergjik), kollë, djegie dhe lotim të syve, djegie ose ndjesi shpimi gjilpërash në fyt, fishkëllimë në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje.
Polenet, myku dhe pluhurat e shtëpisë
Alergjitë më të zakonshme në këtë periudhë janë ato ndaj polenit, mykut dhe të acarieneve (pluhrave të shtëpisë). Sa i përket polenit, polenizimi ndryshon sipas zonave të ndryshme gjeografike; në vjeshtë në zonën e veriut ka ambrozia dhe barishte, ndërsa në atë Qendrore-Jug ka parietaria (ose lulja kacavjerrëse e kalave). Ndryshimet klimatike të viteve të fundit, të cilat kanë çuar në një rritje të temperaturave, bëjnë që disa bimë verore të vazhdojnë të prodhojnë polene dhe në vjeshtë, duke zgjatur efektivisht kohën e ekspozimit të pacientëve ndaj alergeneve.
Myku (Alternaria, Cladosporium, Aspergillus) gjithashtu mund të shkaktojë reaksione alergjike, si jashtë ashtu edhe brenda, në mjedise veçanërisht të lagështa. Myku mund të jetë përgjegjës për reaksione alergjike veçanërisht të rënda: jo vetëm klinike të sipërme okulo-rinit, por edhe kriza të rënda të astmës.
Acarienet janë alergjenët më të shpeshtë në shtëpitë tona. Ato janë specie të vogla, të padukshme me sytë lirë dhe të cilat riprodhohen në pluhur dhe ushqehen me epitelin tonë të lëkurës. Folezojnë sidomos në dyshekë, jastëkë, qilima, rafte librash dhe kudo që është më e vështirë të luftosh pluhurin.
Ambrosia Alterinaria Acarien
Me simptoma të alergjisë këshillohet të kontaktoni një specialist për të kryer analizat për diagnozën dhe më pas të ndërhyni me terapi të synuar. Testet për diagnozën, ndoshta edhe të alergjisë së kryqëzuar ndaj ushqimeve, kryhen në klinikë me dy teste specifike, Prick testin dhe dozimin IgE specific. Këto janë analiza që nuk kërkojnë ndonjë përgatitje specifike nga ana e pacientit, janë pa dhimbje dhe të shpejta për t’u kryer. Në veçanti, testi me shpim përfshin shpimin e lëkurës me një gjilpërë e cila lejon depërtimin e një sasie të vogël alergjeni nën trajtim: nëse pas 20 minutash shfaqet një irritim i lëkurës rreth pikës së injektimit, atëherë pacienti është i ndjeshëm ndaj atij alergjeni. Në disa raste, rezultati i testit Prick duhet të plotësohet dhe me IgE specific ose molekulare në gjak, test i cili kryhet me një mostër gjaku venoz.
Takimi sa më i shpejtë me mjekun specialist bën të mundur që të rritet cilësia e jetës së pacientit dhe të jetë një fëmijë dhe një i rritur i shëndetshëm.
KLINIKA VERA-VIRHOV | RRUGA ISLAM ALLA
TIRANË TEL: 068 60 64 320 | 04 -222 6441
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.