Zbulimi i hershëm i SST-ve është kritik për parandalimin e përhapjes së infeksioneve dhe për trajtimin e duhur, që mund të ndihmojë në parandalimin e komplikacioneve si infertiliteti, sëmundja inflamatore urogenitale dhe kancerin genital. Testimi i rregullt është i rëndësishëm, veçanërisht për personat që janë seksualisht aktivë dhe që mund të kenë pasur marrëdhënie të pambrojtura ose me partnerë të shumtë.
Dr. Genta Dedej, Mjeke Laboratori
Testet për SST duhet të bëhen me rekomandim dhe nën mbikëqyrjen e një profesionisti shëndetësor për të siguruar diagnozën e saktë dhe trajtimin e duhur. Në rastet e dyshimit për infeksione seksualisht të transmetueshme (SST), është e rëndësishme që të kryhen analizat e duhura për të identifikuar saktësisht llojin e infeksionit dhe për të ndjekur trajtimin e duhur. Testet e rekomanduara mund të ndryshojnë në varësi të simptomave, historisë mjekësore dhe marrëdhënieve seksuale. Këto janë disa nga analizat më të zakonshme që duhet të kryhen në rastet e SST-ve:
1. Testet për Klamidia dhe Gonorrea
– Lloji i testit: Test PCR (Polymerase Chain Reaction) ose kulturë e sekrecioneve vaginale.
– Metoda:Mostra merret nga qafa e mitrës për gratë dhe nga uretra për burrat ose përmes urinës.
Këto teste zbulojnë ADN-në e baktereve që shkaktojnë klamidian dhe gonorrenë. Testi i urinës është një mënyrë e me zakonshme për të diagnostikuar këto infeksione.
2. Testi për Sifiliz (VDRL, RPR)
– Lloji i testit: Teste serologjike si VDRL (Venereal Disease Research Laboratory) dhe RPR (Rapid Plasma Reagin).
– Metoda: Analiza behet nga gjakut për të zbuluar antitrupat ndaj bakterit Treponema pallidum, që shkakton sifilizin.
Ky test tregon nëse një person ka pasur ose ka sifiliz, që mund të zhvillohet në faza të ndryshme nëse nuk trajtohet.
3. Testet për Herpes Genital (HSV)
– Lloji i testit: Test PCR për zbulimin e virusit herpes simplex (HSV), kultura mikrobiologjike e lëngut të flluskave, ose testi gjaku për antitrupat.
– Metoda: Marrje e një mostre nga një plagë e hapur ose testi i gjaku për të zbuluar antitrupat ndaj HSV-1 dhe HSV-2.
– Qëllimi: Ky test zbulon nëse një person është i infektuar me virusin e herpesit dhe ndihmon në përcaktimin e llojit të herpesit.
4. Testi për HIV
– Lloji i testit: Teste serologjike si ELISA (Enzyme-Linked Immunosorbent Assay) dhe testet e konfirmimit si Western blot ose PCR.
– Metoda: Test gjaku për të zbuluar praninë e antitrupave të virusit HIV ose test për zbulimin e materialit gjenetik të virusit.
– Qëllimi: Ky test zbulon nëse një person është i infektuar me virusin HIV, që shkakton SIDA.
5. Testet për Hepatit Hepatit B dhe C
– Lloji i testit: Test serologjik për zbulimin e antitrupave anti-HBc, anti-HCV ose antigjenit HBsAg.
Metoda: Test gjaku për të zbuluar praninë e virusit të hepatitit B dhe C.
Qëllimi: Ky test ndihmon në diagnostikimin e infeksioneve me virusin e hepatitit B dhe C, që mund të shkaktojnë probleme serioze të mëlçisë.
6. Test për Trikomoniazën
– Lloji i testit: Test mikroskopik i sekrecioneve vaginale ose kultura e sekrecioneve vaginale.
– Metoda: Marrje e një mostre të sekrecioneve vaginale për ekzaminim mikroskopik ose test kulturor për të zbuluar parazitin Trichomonas vaginalis.
Qëllimi: Diagnostikon infeksionin me Trichomonas, një infeksion që shpesh është asimptomatik, por mund të shkaktojë sekrecione jonormale dhe kruarje.
7. Testi për Papilomavirusin Njerëzor (HPV)
– Lloji i testit: Test HPV për zbulimin e ADN-së së virusit dhe Pap-test (Papanicolaou test).
– Metoda: Marrje e një mostre nga qafa e mitrës për zbulimin e ADN-së së llojeve të HPV që mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës ose lytha gjenitalë.
– Qëllimi: Ky test zbulon praninë e llojeve të rrezikshme të HPV-së, që mund të çojnë në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës.
8. Testi për Mikoplazmë dhe Ureaplazmën
– Lloji i testit: Test PCR ose kultura mikrobiologjike e sekrecioneve vaginale
– Metoda: Marrja e një mostre nga uretra ose qafa e mitrës për zbulimin e bakterit Mycoplasma genitalium ose Ureaplasma urealyticum.
Qëllimi: Këto baktere janë shkaktarë të infeksioneve që mund të shkaktojnë inflamacion dhe dhimbje, dhe duhet të trajtohen me antibiotikë.
9. Testet për infeksione të tjera bakteriale (Gardnerella, Streptokoku B, etj.)
-Lloji i testit: Kultura e sekrecioneve vaginale ose testi PCR.
Metoda: Marrje e një mostre të sekrecioneve për të identifikuar bakteret që shkaktojnë infeksione, si Gardnerella vaginalis (shkaktare e vaginozës bakteriale) ose Streptokoku i grupit B.
Qëllimi: Identifikimi i këtyre infeksioneve është i rëndësishëm për trajtimin e duhur, veçanërisht gjatë shtatzënisë, pasi Streptokoku B mund të shkaktojë komplikime serioze.
KLINIKA VERA-VIRHOV | RRUGA ISLAM ALLA
TIRANË TEL: 068 60 64 320 | 04 -222 6441
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.